• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

S’ka “Shqipëri të re” me arkivol në krah

05/07/2026
S’ka “Shqipëri të re” me arkivol në krah

Nga Skender Minxhozi

Në Botërorin e Afrikës së Jugut vite më parë, gjatë ndeshjeve u shfaq në një zhurmë sfondi si zukatje bletësh, që shoqëronte gjithë lojën. Ishin vuvuzelat e famshme afrikane, disa instrumente të thjeshta si pipëza që krijonin një tingull monoton të pandërprerë. Për shumëkënd që ndiqte ndeshjet në televizor kjo ishte një bezdi akustike por në fakt ai qe një tipar që i dha ngjyrë e folklor gjithë atij turneu.

Një tingull të ngjashëm monoton dhe përsëritës ka krijuar në këto ditë Botërori edhe protesta 35 ditore e Tiranës, me parullat e saj të njëjta, thirrjet për burg, ndjekjen nga pas me miell e vezë të deputetëve, por aty-këtu edhe me shkatërrim makinash policie, sulm komisariatesh dhe një zukatje mllefi në rrjet që apelon për rrëzim me dhunë të qeverisë, për gjak dhe konfrontim. Flamengot janë zëvendësuar tërësisht nga vuvuzelat e bulevardit.

Ky sektor agresiv dhe emotiv e protestës po prek seriozisht atë pjesë të protestuesve të zemëruar që kërkojnë dalje nga kriza ekonomike e sociale, një shtet më të drejtë për qytetarin, luftë ndaj korrupsionit dhe rregulla të reja loje në një sistem politik që duket i kalçifikuar nga jetëgjatësia e lidershipit që e udhëheq.

Akoma më i rëndë për fatet e kësaj lëvizjeje të ngjizur nga shumë duar njëherësh është fakti që më shumë se një muaj pas fillimit, protesta nuk ka ende një figurë apo panel përfaqësues. Ajo funksionon vetëm në dhënie, jo në marrje, pasi nëse qeveria apo partitë e mëdha politike do të donin të komunikonin me të, kjo do të ishte e pamundur për sa kohë që ende nuk dihet cila është fytyra e protestës, cilët janë drejtuesit e saj që i japin formë dhe trajtë zemërimit të sheshit. Edhe kur u mblodhën 80 përfaqësues të protestës për të folur rreth kësaj, lajmi kryesor që doli nga mbledhja ishin sherret e konfliktet për të drejtën e përfaqësimit.

Megjithatë për t’i ikur këtij sikleti nga qendra e zërit e protestës duket se është formësuar një qëndrim që thotë se protestuesit nuk duan dialog me Ramën por vetëm dorëheqjen e tij. Shtojnë në vijim se duan që të ikë dhe Berisha. Pra një lëvizje njëmujore pa kokë dhe pa gojë kërkon të rrafshojë gjithë sistemin politik shqiptar pa artikuluar asnjë ide apo tezë politike përveç fjalës “dorëhiquni”!

Në këtë pikë protesta e ka ngritur në mënyrë eksponenciale stekën e objektivit të saj final. Kërkon rrëzim të klasës drejtuese e jo dialog me të. Ky është një objektiv mëse i respektueshëm për një lëvizje politike e qytetare, por si i tillë është edhe shumë sfidues për vetë organizatorët e lëvizjes.

Dialogu me qeverinë do të jepte kohë për protestën që të organizonte idetë dhe të identifikonte drejtuesit dhe prioritetet. Fiksimi pas idesë së ikjes së Ramës në formë ultimative të çon drejtëpërdrejt tek kalkulimi i forcave në bulevard e jo në tryeza kompromisesh. Dhe këtu protesta është përplasur tashmë me të njëjtën grykë shisheje tek e cila ngeli për 13 vite rresht opozita kryesore përballë Edi Ramës. Dilema e protesuesve sot është dilema e Lulzim Bashës dje dhe e Sali Berishës pas vitit 2021: si ta rrëzosh konkretish maxhorancën socialiste?! Si të arrish që të detyrosh me dorëheqje socialistët që vetëm një vit më parë morën mbi 80 mandate parlamentare?!

Protesta pretendon se e ka gjetur rrugën për t’ja arritur kësaj dhe kjo rrugë është presioni i shtuar popullor që do të detyrojë Ramën të largohet nga posti. Protesta e të shtunës ishte më e vogël në numër se ajo e dy javëve më parë, ndërkohë që protestat ditore të dy javëve të fundit kanë qenë një xhiro nëpër qytet darkave me një numër protestuesish që nuk fusin në vështirësi as edhe këshillin bashkiak të Tiranës e jo më qeverinë qëndrore. Arkivoli metaforik i Edi Ramës përveçse një shijeje të keqe për të paanshmit dhe një ekzaltimi për ekstremistët, vështirë se i futi frikën kryeministrit në ditën e lindjes. Qe një gjetje figurativisht makabër që më shumë prish sesa ndreq punë për protestën. Shqipëria e re me arkivol në krah është një imazh disi i vështirë të të bëjë të hidhesh përpjetë nga gëzimi.

Nëse presioni i sheshit është rruga e vetme që protesta ofron për të shkulur nga rrënjët sistemin politik tradicional, 35 ditë janë të mjaftueshme për të kuptuar se kanë gabuar taktikë dhe se po përsërisin vetveten duke mërzitur njerëzit dhe duke djegur në vakuum energjinë popullore që akumuluan. Një protestë që dëshëron të jetë diçka që le gjurmë e jo një shfryrje dufi stinore duhet të ndërtojë një projekt politik e jo t’i bjerë vuvuzelave rrugëve të Tiranës. Nuk rrëzohet qeveria duke dëgjuar fjalime nga personi i radhës që i bie rruga tek podiumi dhe që ka mik të zotin e fonisë. Sepse me këtë sjellje edhe ata që në ditët e para prisnin fundin e shpejtë të qeverisë për shkak të protestës, tani po fillojnë të pyesin veten nëse ja vlen të dilet nga shtëpia për të dëgjuar edhe një herë të njëjtat gjëra që kishin dëgjuar edhe një ditë më parë në bulevard./Javanews.al

Related Posts

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia
Kryesore

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia

05/07/2026
Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici
Kryesore

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

05/07/2026
Protesta para Kuvendit/ Gjykata lë në arrest shtëpie 2 protestues, ja masa për të tjerët
Kryesore

Protesta para Kuvendit/ Gjykata lë në arrest shtëpie 2 protestues, ja masa për të tjerët

05/07/2026
Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre
Kryesore

Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre

05/07/2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme”, avokati Matlija: Ka mbaruar koha për dialog!
Kryesore

“Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme”, avokati Matlija: Ka mbaruar koha për dialog!

05/07/2026
Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim (VIDEO)
Kryesore

Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim (VIDEO)

05/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia

05/07/2026
Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

05/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al