“Topi i Artë” këtë sezon është një dilemë shumë e madhe, pasi është e vështirë të flasësh për një favorit absolut. Diferenca mes kandidatëve nuk është shumë e madhe pasi këtë vit në mes ishte edhe Botërori. Një debat shumë të madh prodhoi edhe lista paraprake me 30 lojtarët e përfshirë ku ajo që ra menjëherë në sy ishte mungesa e lojtarëve si Raphinha, i cili zhvilloi një super sezon me Barçën, por edhe e Pedrit, lojtarë që fitoi La Liga, por dhe Botërorin “FIFA2026”, edhe pse nuk ishte në nivelin e tij maksimal. Pikërisht lënia jashtë e tyre ka sjell dhe një reagim të fortë nga ana e Barcelonës:
“Është një skandal global. Nuk e kuptoj fare atë listë, nuk i kuptoj se si përzgjidhen kandidaturat”, u shpreh Deco, drejtori sportiv i Barcelonës.
Më pas Deco u pyet edhe një lidhje me Lamine Yamal. Në pikë drejtori i Barçës nuk ka asnjë dyshim:
“Nuk kam asnjë dyshim. Yamal meriton Topin e Artë. Ai fitoi Botërorin, kishte momente të rëndësishme me Barcelonën, ishte përcaktues për ne. Është rritur shumë si lojtar. Sigurisht, çdo kush mbështet lojtarët e tij, por nuk është ky rasti. Nuk i them këto fjalë sepse Yamal është një lojtar i Barcelonës. Për mua ai është lojtari më i mirë, e meriton plotësisht Topin e Artë”, u shpreh Deco.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







