• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandali i Onkologjikut/ Rrëfimi i nënës që humbi djalin nga kanceri: Flakonët e kimioterapisë i blinim në farmacinë pranë spitalit

11/09/2024
Skandali i Onkologjikut/ Rrëfimi i nënës që humbi djalin nga kanceri: Flakonët e kimioterapisë i blinim në farmacinë pranë spitalit

I ndjeri Florenc Muka, iu nënshtrua operacionit në Gjermani. Ky fakt, nuk u prit mirë nga mjekët e Onkologjikut në Tiranë, që sipas rrëfimit të nënës, i mohuan trajtimet post-operatore. Familja u detyrua të shesë gjithçka për të siguruar kimio-terapinë e djalit tëri. Flakonët bliheshin në një farmaci pranë spitalit.Me gjasë, mund të kenë qenë medikamentet e blera nga shteti që janë vetëm për përdorim spitalor.

Skandali që plasi së fundi, zbuloi se në farmacitë e lidhura me mjekët, shiteshin medikamente që nxirreshin nga spitali.

“E mori doktoreshë Alketa Pere, kimioterapinë e parë të dytë të tretë të katërt dhe të pestë i kam blerë të gjitha në farmaci jashtë spitalit një farmaci përbri spitalit në krahun e majtë ku aty janë semafora kur vjen nga rruga Bardhyl edhe më tregonte edhe farmacinë.

Vajta te depo e spitali aty ishte një zonjë, duke dalë tek dera ishte një çun nga Instituti dibran, që punonte aty më përshëndeti, nuk e dinte pse isha aty, shkoj te farmacia për të pyetur sa kushton kimioterapi, kur hy aty kam parë këtë djalë me dy qese plot ilaçe që po hynte te farmacia, i thash çfarë bëhet kështu, të lutem Bukurije se jam në punë. Mbylla gojën, bleva ilaçet. Ka pasur raste që i kam bërë edhe ujë me sheqer një djalë që luftonte me jetën”, u shpreh Bukurija, nëna e pacientit.

Mes lotësh, kjo nënë rrëfen se djali do të ishte gjallë, nëse nuk do t’i ishte fshehur diagnoza në Gjermani, ku ka ngritur një padi. Për më tepër, mohimi i terapisë së rregullt në Shqipëri e agravoi situatën.

“Mjekët i thanë se fatale për ty ka qenë lëvizja që ti ke ikur nga Gjermania, sepse në gjermani me dy ose 3 kimio do ishe shumë mirë dhe do të shkoje 100 vjeç. Fatale për ty ka qenë edhe onkologjiku i Shqipërisë çfarë kimioterapie të kanë bërë që ty nuk të është mbytur asnjë qelizë, ti je në gjendje shumë të keqe”, u shpreh Bukurija, nëna e pacientit.

Kur përshkruan momentet e qëndrimit 6 mujor në spitalin Onkologjik ajo flet për shifra të larta që iu ka paguar mjekëve, në të kundërt nuk kujdeseshin për pacientin.Ky është vetëm një denoncim, por kjo nënë që humbi djalin në moshë fare të re, na tregon se rastet janë të shumta nga çfarë ka parë atje.

“I kam bërë djalit 5 kimioterapi aty, kam parë një terr në spitalin onkologjik, kam fjetur 20 ditë vetë aty me djalin, ku dera mbyllej me një gurë pas. Ishin mbi 7 veta të sëmurë në një dhomë dhe secili kishte një shoqërues. e imagjinon çfarë tmerri. Me një paedukatë duke më thënë që e ke çuar djalin në gjermani, se janë doktorat më të mirë në Gjermani e jashtë shtetit, se keni sjellë këtu çfarë kërkon nga unë”, u shpreh Bukurija, nëna e pacientit./ Top Channel

Related Posts

Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)

10/10/2026
Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)
Kryesore

Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)

10/10/2026
Tronditet Gjirokastra, shpërthen një makinë para komisariatit, shoferi në gjendje të rëndë (FOTO)
Kryesore

Tronditet Gjirokastra, shpërthen një makinë para komisariatit, shoferi në gjendje të rëndë (FOTO)

10/10/2026
Shkrirja e bashkive, Braçe: Votova pro që të qëndroja në PS. Rama është i dashuruar me pushtetin
Kryesore

Shkrirja e bashkive, Braçe: Votova pro që të qëndroja në PS. Rama është i dashuruar me pushtetin

10/10/2026
Të huajt në Vlorë. Shifrat gjithmonë e në rritje, mungon fuqia punëtore vendase (VIDEO)
Kryesore

Të huajt në Vlorë. Shifrat gjithmonë e në rritje, mungon fuqia punëtore vendase (VIDEO)

10/10/2026
Berisha: PD bëhet gati për garën në 46 bashki, gati emrat
Kryesore

Berisha: PD bëhet gati për garën në 46 bashki, gati emrat

10/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)

Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)

10/10/2026
Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)

Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)

10/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al