Parlamenti grek ka miratuar caktimin në detyrën e shefit të shërbimit sekret, diplomatin Themistoklis Demiris 70-vjeçari ka shërbyer si ambasador në Itali dhe Qipro si dhe së fundmi ka qenë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme. Ai pason në detyrë Panagiotis Kontoleon që dha dorëheqjen pas verifikimit se shërbimi grek kishte përgjuar telefonin e një gazetari dhe të kreut të PASOK-ut, Nikos Androulaki. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të përgjimeve.