• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skenari me mjekun militant të PD-së, si po luan Basha politikisht me qetësinë e shqiptarëve

11/03/2020
Skenari me mjekun militant të PD-së, si po luan Basha politikisht me qetësinë e shqiptarëve

Nga Endri Kajsiu

Vetëm imagjinata e Lulzim Bashës dhe një mendje e sëmurë mund të arrijë deri aty ku arriti sot ai vetë, të bëjë politike me luftën që mjekët e ndershëm të këtij vendi po bëjnë kundër koronavirusit.

Basha e nisi konferencën e pasdites me publikimin e videos së një mjeku të urgjencës, Ilir Allkaj që deklaronte se po prisnin qytetarët e dyshuar si të infektuar pa kostume mbrojtëse. Pak minuta më pas, do t’i dilte boja këtij teatri si një inskenim politik, i partisë demokratike që në këtë rast ka përdorur një mjek militant të partisë për një propagandë të ulët që rëndon mbi qytetarët.

Vetë Ilir Allkaj që flet për mungesën e kostumeve mbrojtëse, ka fotografuar dje veten dhe më pas ka postuar në facebook fotot ku duket i veshur me kostumin mbrojtës të mjekut dhe sipër tyre shkruan: Në mision për të shpëtuar jetë!

Por pse do duhej që i njejti mjek të gënjente një ditë më pas duke deklaruar se po pret pacientë pa kostum? Pse i njejti Ilir Allkaj që po në facebookun e tij, shfaqet teksa proteston përkrah PD-së me sloganin “Rama ik” dhe që mllefin e vet personal ndaj qeverisjes aktuale e zbras çdo minutë, publikisht në rrjetet sociale?

Në fakt, të jesh kundra çdo qeverisjeje është e drejtë që buron nga liria e individit, por ta përdorësh në mënyrë të ulët dhe të paskrupullt detyrën dhe pozicionin, duke mashtruar hapur në funksion të një skenari të orkestruar politiksht që synon të dëmtojë punën e e sistemit të shëndetësisë, duke përhapur panik e frikë te qytetarët e thjeshtë, është krejt mizore.

Duhet të jesh në fakt, fare i ngushtë në mendje e shpirt për të vënë qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve të tu në rrezik, teksa prodhon për interesa politike, cdo skenar të mundshëm propagandistik që ngjall panik dhe pasiguri. E duhet të jesh po aq idiot sa edhe i vogël, për të qënë kaq mediokër në lojën që përpiqesh të luash me aktorë kaq të dobët si edhe mjeku militant, me një sjellje të paqendrushme që nxorri bllof vetveten./ TemA

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

20/03/2026
“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al