• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SKY dhe “pentitot”, si po zbulohen të lidhurit me krimin në Policinë e Shtetit

26/11/2023

8 policë e ish-policë u kapën duke ndihmuar grupet kriminale

Në 4 hetime të ndara gjatë 2 viteve të fundit, SPAK gjeti lidhje të forta mes botës së krimit dhe elementëve të caktuar në Policinë e Shtetit.

8 policë dhe ish-policë, u arrestuan me dyshimet se kanë luajtur rol aktiv në ndihmën e dhënë për anëtarë të grupeve kriminale që u goditën në Shkodër, Elbasan, Tiranë dhe Fushë Kuqe që prej pranverës së 2022.

Lidhjet që u gjetën nga komunikimet pa dorashka të botës së krimit në SKY, por edhe vetë efektivëve të policisë, shkonin përtej shpërdorimit të detyrës.

Në Shkodër, shefi i sektorit të vrasjeve, Ardit Hasanbegaj, u kap në biseda që siguronte informacione për atentate të menduara nga personazhe të botës së krimit duke përdorur detyrën e tij.

Të njëjtën gjë u konstatua të bënte edhe shefi seksionit të hetimit të krimit në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.

Drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, gjithashtu rezultoi se kishte përdorur detyrën për të favorizuar njerez te inkriminuar. Nga ana tjetër shefi i komisariatit Kurbin, Dritan Metaj u arrestua me dyshimet se ndihmonte Gëzim Çelajn, një personazh i njohur i botës së krimit.

I penduari i drejtësisë tregoi se si Leonard Palushi, shef i hetimit të krimit në Policinë e Elbasanit, devijoi hetimet për një vrasje me kërkesë të Erion Alibejt dhe tashmë është dënuar për korrupsion.

Në hetim janë edhe dy ish-policët, Erzen Breçani dhe Arlind Ismailukaj, për pastrim parash, përkrahje të autorit të krimit dhe trafik narkotikësh.

Jozyrtarisht burime nga SPAK konfirmojnë se komunikimet e SKY kanë zbuluar edhe raste të tjera të implikimit të efektivëve që janë në ndjekje nga hetuesit.

Nevojën e pastrimit të Policisë së Shtetit nga këta efektivë, e ka shprehur edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili paralajmëroi se të gjithë ata që policë që janë bërë pjesë e komunikimeve të koduara do të përjashtohen nga radhët e policisë./TemA

Related Posts

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës
Kryesore

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës

31/10/2026
Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)

31/10/2026
Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit
Kryesore

Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit

31/10/2026
Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës
Kryesore

Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës

31/10/2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë
Kryesore

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

31/10/2026
Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën
Kryesore

Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën

31/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Region’s Cup/ Kombëtarja e Shqipërisë luajti ndeshjen e dytë me Italinë – Balkanweb.com – News24

UEFA Region’s Cup/ Kombëtarja e Shqipërisë luajti ndeshjen e dytë me Italinë – Balkanweb.com – News24

01/11/2026
VIDEO/ Arsenali feston në “Anfield”, Havertz nderon kampionët e Anglisë

VIDEO/ Arsenali feston në “Anfield”, Havertz nderon kampionët e Anglisë

01/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al