• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SPAK: Kreu i ARRSH investoi 2.2 milionë euro nga tenderat publikë në kompaninë e kontrolluar prej tij

14/03/2024
Hetimet e SPAK, dorëhiqet kreu i ARRSH

Nga Edmond Hoxhaj

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 14 mars arrestimit e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqitar, ARRSH, Evis Berberi, për akuzat “Korrupsioni pasiv…” dhe “Pastrim Parash…”, të kryer në bashkëunim. Sipas SPAK, Berberi në cilësinë e kreut të dy institucioneve shtetërore, ka kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderueshme parash nga një shoqëri e cila ka qenë fituese e tenderave.

Për të mundësuar marrjen e rryshfetit ka përdorur një mënyrë të tërthortë, ku shoqëria fituese e tenderave të institucioneve që ai drejtonte, i transferonte paratë në një shoqëri tjetër të kontrolluar prej tij.

Së bashku me Berberin janë vënë në pranga mbrëmjen e të mërkurës për të njëjtat vepra penale edhe Valter Begaj, pronari komanisë që përfitonte tenderat dhe njëkohësisht ortak i shoqërisë së zotëruar indirekt nga ana e Berberit, si dhe Ervis Lame, administratori i shoqërisë së Berberit dhe punonjës në shoqërinë e Begajt.

“Marrja e këtyre përfitimeve është realizuar pas fitimit të procedurave të prokurimit nga ana e shoqërisë ‘N…… Group’, sh.p.k., në zotërim të shtetasit nën hetim V. B., prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoritetit kontraktor, shtetasin E.B., dhe më pas kanë kaluar vlera monetare nëpërmjet transaksioneve në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt të shtetasit E. B. “D…..” sh.p.k, me përfitues shtetasin E. B.. Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet shtetasve V. B., E. L. dhe B. B., i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “D…..”sh.p.k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale”, sqaron SPAK.

Nga hetimi i filluar vitin e kaluar dyshohet se Berberi, fillimisht në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe më pas si Drejtor i Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “Net – Group”,sh.p.k. e cila ka fituar tenderat, përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “DAAM sh.p.k.”, të kontrolluar prej tij.

“Marrja e këtyre përfitimeve është realizuar pas fitimit të procedurave të prokurimit nga ana e shoqërisë “N…… Group”, sh.p.k., në zotërim të shtetasit nën hetim V. B., prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoritetit kontraktor, shtetasin E.B., dhe më pas kanë kaluar vlera monetare nëpërmjet transaksioneve në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt të shtetasit E. B. “D…..” sh.p.k, me përfitues shtetasin E. B.. Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet shtetasve V. B., E. L. dhe B. B., i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “D…..”sh.p.k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale”, citohet në njoftim dhe shtohet se bazuar në këto rrethana dyshohet se Berberi ka konsumuar veprat penale të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, investimi i parave të korrupsionit për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë së kontrolluar nga Berberi janë kryer gjatë koohës që ortakë të shoqërisë “DAAM sh.p.k.” kanë qenë oratëk të shoqërisë shtetasit Valter Begaj, Ervis Lame dhe shtetësja B.B., që dyshohet se në bashkëpunim me kreun e ARRSH-së, kanë pastruar paratë.

Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur Berberi ka qenë drejtor i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137.4 milionë lekë lekë pa TVSH, me operator fitues shoqërinë e zotëruar prej Begajt, “Net Group” sh.p.k., kurse gjatë kohës që ka drejtuar Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi të tjera në vlerën totale 101,8 milionë lekë, pa TVSH, me fitues bashkimin e operatorëve në të cilin ka qenë pjesëmarrës dhe shoqëria e Begajt. Po ashtu, ka rezultuar se shoqëria nën zotërim indirekt të Berberit ka përfituar të ardhura nga shoqëria e Begajt, në vlerën totale rreth 223.4 milionë lekë më TVSH.

Sipas ekstraktit historik të shoqërisë “DAAM shpk” që gjendet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezutlton se është themeluar në vitin 2017 nga Valter Begaj, i cili vitin 2018 i ka shitur kuotat e shoqërisë tek Evis Berberi. Ervis Lami në vitin 2017 është caktuar si përfaqësues i posaçëm i shoqërisë, ndërkohë që në vitin 2019, Evis Berberi i ka shitur kuotat tek aksionerja aktuale e shoqërisë “DAAM shpk”, shtetases B.B.

Arkiva e Agjencisë së Prokurimeve Publike tregon se Net Group ka fituar 298 procedura prokurimi në autoritete të ndryshme kontraktore nga viti 2017 deri në vitin 2024. Në vitin 2017, kompania fitoi 13 kontrata me vlerë të vogël për një total prej 870 mijë lekë. Por në vitet në vijim, numri i kontratavve dhe vlera e tyre u rrit në mënyrë dramatike. Në total kompania u shpall fituese për një vlerë të përgjithshme prokurimi prej 424 milionë lekësh. Kompania DAAM fitoi gjatë kësaj periudhe 25 procedura prokurimi me vlerë 25 milionë lekë./BIRN

Related Posts

Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

VIDEO/ PSG tregon forcën ndaj Barçës, të mëdhatë shkëlqejnë në Champions

20/10/2026
VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

20/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al