• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SPAK mbyll hetimet për koncesionin e sterilizimit, merret i pandehur Ilir Beqaj

15/03/2024
Reagon Beqaj: Nuk do ta ankimoj vendimin e SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj merret zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre. Të bashkëpandehur për të njëjtën dosje hetimore u morën edhe 8 persona të tjerë, të cilëve SPAK u komunikoi akuzën që ka ngritur për secilin.

Nga 9 të akuzuarit, dy prej tyre janë në paraburgim. Këtu përfshihet ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj i dyshuar se ka kryer shpërdorim detyre në dhe biznesmeni që fitoi koncesionin për sterilizimin e seteve kirurgjikale, Ilir Rrapaj. Ky i fundit hetohet për mashtrim me pasoja të rënda.

Referuar dosjes vërtetohet lidhja e ish-ministrit me biznesmenin, që fitoi koncesionin për sterilizimin e seteve kirurgjikale. Sipas SPAK ish-zëvendësministri dhe biznesmeni kanë përfunduar studimet bashkë me Fakultetin e Mjekësisë në vitet 1991-1994.

Kështu SPAK përmbylli hetimet edhe për Saimir Kadiun, drejtori ekonomik në ministrinë e Shëndetësisë, dhe drejtoresha juridike, Marsela Serjani, po për shpërdorim detyre.

Ndërkaq, akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, SPAK ia komunikoi shefit të kirurgjisë në QSUT Arben Gjatës, Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi, këta të fundit anëtarët e komisionit të prokurimit.

Në bashkëpunim ata dyshohet se gjatë procedurave të dhënies me koncesion 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e Shëndetësisë, u përfituan shuma të mëdha parash.

Related Posts

Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

VIDEO/ PSG tregon forcën ndaj Barçës, të mëdhatë shkëlqejnë në Champions

20/10/2026
VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

20/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al