• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Statistikat: Shqipëria e mahnitshme, barazohet rekordi i fitoreve në shtëpi

18/10/2023
Pse fiton Kombëtarja e Shqipërisë ?

“Air Albania” është kthyer në një “kështjellë” të vërtetë për Kombëtaren e Shqipërisë. Skuadra kuqezi prej 1 viti nuk njeh humbje në Tiranë, teksa ka arritur që të marrë 5 fitore në po kaq ndeshje, duke barazuar dhe rekordin e fitoreve radhazi në shtëpi.

Shqipëria e mbylli me fitore vitin 2022 duke mundur 2-0 Armeninë në miqësoren e luajtur në nëntor, ndërkohë që më pas nën drejtimin e Sylvinhos ekipi ka mundur 2-0 Moldavinë, me të njëjtin rezulat Poloninë, 3-0 Çekinë në kualifikueset e Europianit dhe së fundmi edhe Bullgarinë në miqësoren e zhvilluar të martën.

E veçanta është se në të gjitha këto ndeshje, porta ka qëndruar e paprekur, teksa ka shënuar në anën tjetër 11 gola në këto 5 ndeshje.

Një ecuri të tillë, Shqipria e ka realizuar vetëm në periudhën 2003-2004. Kuqezinjtë asokohe fituan 3-1 ndaj Gjeorgjisë në kualifikuese, triumfuan 2-0 ndaj Estonisë dhe më pas 2-1 ndaj Suedisë e me të njëjtin rezulat edhe ndaj Islandës në tre miqësore, për të mbyllur serinë e pesë fitoreve radhazi në shtëpi me suksesin historik 2-1 ndaj Greqisë në “Qemal Stafa”.

Ky rekord mund të thyhet në 20 nëntor në “Air Albania”, nëse ndaj Ishujve Faroe Shqipëria do të regjistrojë suksesin e radhës.

Skuadra kuqezi nuk mundet në 6 ndeshje radhazi, teksa në muajin e ardhshëm po ashtu synon që të arrijë dhe rekordin e viteve 2009-2010, kur Shqipëria arriti që të regjistrojë një seri prej 8 ndeshjesh radhazi pa humbje brenda dhe jashtë fushë.

Nëntori do të jetë jo vetëm muaji ku të gjithë presim zyrtarizimin e pjesëmarrjes në Euro 2024, por dhe muaji ku mund të arrihen disa rekorde të veçanta.

Related Posts

Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje
Sport

Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje

23/08/2026
Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët
Sport

Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët

23/08/2026
VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares
Sport

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

23/08/2026
Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares
Sport

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

23/08/2026
Kryevepër e Egnatias, përmbys Shamrock dhe shkruan historinë në Europë, nga milionat te rivali në “play-off”, zbulohen detajet – Balkanweb.com – News24
Sport

E diela e Superiores, dy ndeshje në program – Balkanweb.com – News24

23/08/2026
Kosovë, ia dalin Ballkani e Dukagjini, marrin sukseset e para – Balkanweb.com – News24
Sport

Kosovë, ia dalin Ballkani e Dukagjini, marrin sukseset e para – Balkanweb.com – News24

23/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje

Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje

23/08/2026
Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët

Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al