Kryeministrit Edi Rama po i del tym nga koka. Takimet e tij fakultet më fakultet po dështojnë. Studentët vijojnë të braktisin sallat. Ndodhi në Kamëz, në Vlorë dje dhe sot në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës. Pasi mori fjalën një studente, ajo akuzoi Ramën se e kishte marrë në telefon në orën 10:00 të natës, si dhe i kishte shkruar sms me një gjuhë të papërshtatshme sipas saj. Më tej studentja tha se kryeministri nuk kërkon dialog, por ka ardhur në fakultet për monolog. Ajo u largua bashkë me studentë të tjerë. Ja një pjesë e debatit mes tyre.
Studentja: Më keni marrë në telefon dje në orën 10 të darkës.
Rama: Unë i respektoj të gjithë ata që mua më shkruajnë
Studentja: Jo. S’ke çfarë më shpjegon. Ju nuk doni dialog, doni monolog me veten. Nuk na bleni dot siç keni blerë 1000 FRESSH-ista. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vet. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi.
Rama: Hajde shëndet, po kujdes edukatën, jam shumë i shqetësuar.