Zbardhen detaje tronditëse nga grabitja e dhunshme e ciftit të të moshuarve, mbrëmë afër mesnatës në fshatin Vuno të Himarës. Të dy viktimat e grabitjes, burrë e grua, janë lidhur, dhunuar e rrahur për 4 orë, derisa janë dorëzuar dhe kanë treguar ku i mbanin paratë. Bëhet fjalë për 800 euro që ishin pensionet dhe kursimet e tyre.
Ngjarja bëhet edhe më revoltuese kur mësohet se grabitësit edhe kanë marrë për të ngrënë, janë ushqyer në banesën e tyre derisa ia dolën të gjenin shumën, kursimet e dy të moshuarve.
Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. Ngjarja e rendë ka tronditur zonën dhe mbarë opinionin publik.