• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ta lëmë pak anash Edi Ramën… dhe të shohim llumin politik të Prishtinës!

24/12/2019
Ta lëmë pak anash Edi Ramën… dhe të shohim llumin politik të Prishtinës!

Nga Enver Robelli

…u nervozua kush kur në Kosovë pati një nismë që në kuadër të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të amnistohen krimet e dyanshme?

…u zemërua kush kur u pranua që shtetasi kosovar të mos ketë të drejtë t’ia tregojë pasaportën e Republikës e Kosovës policit serb?

…u mllefos kush kur u pranua që targat e veturave të Kosovës në kufi me Serbinë të mbulohen solemnisht me një karton?

…i mbeti hatëri ndokujt kur shteti i Kosovës i jepte tenderë Zvonko Veselinoviqit, njërit prej shefave të nëntokës së krimit në veri të vendit?

…a u shqetësua ndokush që muajve të fundit mbi 10 vende (sipas disa informatave 14 vende) kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës?

…u bë kush merak që për gati 20 vjet krejt çka prodhoi Serbia e shiti në Kosovë, përfshirë edhe tullat për rindërtimin e shtëpive që i kishte shkatërruar në luftë?

…u indinjua ndokush kur politikanët e Kosovës takoheshin në zyra, jahte dhe restorante me serbë që kërkohen nga drejtësia kosovare për krime të ndryshme?

…u bllokua ndonjë rrugë kur një serb i Kralevës hyn në Kosovë pa paguar sigurim për veturë, ndërsa shqiptarët që jetojnë në Europën Perëndimore duhet t’ia paguajnë haraçin dy familjeve parapolitike që kontrollojnë shoqatën e sigurimeve?

…a u nxor kaq shumë shkumë nga goja kur presidenti i Kosovës, kokë më vete, shkonte e përulej para viktimave serbe diku në Lipjan, ndërkohë që Serbia për çdo ditë mohon krimet e saj, nuk ndihmon në gjetjen e të zhdukurve (në këtë çështje pothuaj ngjashëm sillet edhe Kosova)?

…a pati kaq zemërim popullor kur një kryeministër i Kosovës nënshkroi marrëveshjen me Serbinë që përfshinte krijimin faktikisht të një Republikë Serbe brenda Kosovës? Kjo marrëveshje shkeli Kushtetutën, por nënshkruesit shpëtuan pa therë në këmbë dhe akoma kanë ambicie politike.

…a u acarua ndokush kur qarkullonin lajme se presidenti i Kosovës po takohet me presidentin serb në Romë, në Paris, në Amerikë, në Vjenë? Larg syve të opinionit.

…u tendos kush kur njëra pas tjetrës në Kosovë shpërthenin aferat korruptive, kur vriteshin rivalë politikë, kur (vetë)vriteshin drejtorë agjencish?

Para se të zemëroheni me Edi Ramën – zemërohuni me dështimet e njëpasnjëshme në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Zemërohuni me ata që i keni zgjedhur dhe toleruar në pushtet qe 20 vjet. Njerëz që vjedhin edhe në tenderë për meremetimin e varrezave të viktimave të luftës.

Related Posts

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

19/12/2025
Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al