• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tavo: Kam mbështetjen e Greqisë, do fitojë me më shumë se 1 mijë vota

01/08/2024
Vangjel Tavo: Unë jam patriot shqiptar padyshim dhe patriot grek. Kam kontribuar për këtë popull (VIDEO)

Kandidati i PS për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, është shprehur se e ka mbështetjen e politikës greke për të garuar.

Tavo tha se të gjitha palët, përfshi atë greke, janë të interesuar për zgjidhjen e problemeve në Himarë.

Ai tha gjithashtu se pasi të zgjidhet në krye të Bashkisë, në Himarë do të mbizotërojë qetësia, bashkëpunimi e bashkëjetesa.

“Janë ditë të ngarkuara. Kjo është fushata e 18 për mua. Fushata është intensive, ka pak kohë, ka pak ditë. Këto zgjedhje janë specifike. Jemi të detyruar të punojmë intensivisht për të takuar banorët e çdo qëndre apo fshati.

Si rezultat edhe i karrierës sime të gjatë politike, edhe si rezultat i profilit tim si politikan që jam shquar për zgjidhjen e problemeve, më është kërkuar që të kandidoj për Bashkinë e Himarës.

Ka investitorë të ndershëm që duan të investojnë në Himarë, por ka edhe investitorë që duan të vijnë në Himarë e të grabisin pronat e Himarës. Kjo do të marrë fund. Nuk mund të përfitojë askush në mënyrë të paligjshme asnjë metër katror tokë. Askusht nuk do ta ketë firmën time për të marrë tokat e himariotëve.

Ata që vijnë të investojnë në mënyrë të ndershme, janë të mirëpritur të vijojnë investimeve. Pas certifikimit të pronave, unë ftoj gjithë bijtë e bijat e Himarës që të vijnë e investojnë në vendin e tyre. Rezultatin unë nuk e diskutoj fare. Diferenca e zgjedhjeve do të jetë shumë më e madhe se 331, do të jetë më shumë se 1000 vota.

Greqia kur shikon që shkelen të drejtat e shtetasve të vetë, ka të drejtë të reagojë. Padyshim që nuk kam asnjë kundërshtim nga Greqia për të kandiduar në Himarë, do të thotë që e kam mbështetjen.

Kam jo pak miq në politikën greke, edhe në nivelet e larta. Kam kontaktuar me ta dhe mund të them që më kanë thënë po, situata prej një viti në Himarë kërkon një zgjidhje. Edhe pala greke është e interesuar të rikthehet normaliteti në Himarë. Këtu do mbizotërojë qetësia, bashkëjetesa dhe bashkëpunimi”, tha Tavo

Related Posts

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan
Kryesore

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan

13/10/2026
Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë
Kryesore

Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë

12/10/2026
Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë, Gioulekas në Korçë: Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë
Kryesore

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë, Gioulekas në Korçë: Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë

12/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Ministri izraelit vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, një mik i palëkundur i Izraelit
Kryesore

Ministri izraelit vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, një mik i palëkundur i Izraelit

12/10/2026
Një grua emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Kryesore

Një grua emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

12/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan

13/10/2026
Nuk u ftua nga Maran, por Jasir Asani realizon një kryevepër në Champions (VIDEO)

Nuk u ftua nga Maran, por Jasir Asani realizon një kryevepër në Champions (VIDEO)

12/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al