Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë për drejtim të parregullt të mjetit në Vlorë dhe në Sarandë.Policia ka arrestuar Enrik Gjishtin, 23 vjeç, në rrugën “Gjergj Kastrioti” Vlorë, pasi ky shtetas po drejtonte mjetin tip Mercedes Benz me targa EY 849 JP, nën efektin e pijeve alkoolike. Në pranga ka rënë edhe Graciano Zepaj, 26 vjeç, në Vlorë, pasi ky shtetas po drejtonte mjetin tip Mercedes Benz me targë AA 817 RC, pa leje drejtimi përkatës.
Ndërkohë është arrestuar edhe Albert Buzra, 37 vjeç, banues në Sarandë. Ky i fundit duke udhëtuar në aksin rrugor Dërmish-Bogaz, me mjetin tip Ford me targa TR 8098 P nën efektin e pijeve alkoolike , ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur mjetin e parkuar tip Volskwagen me targa AA 612 FR. Materialet iu kaluan Prokurorive përkatëse për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.