• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të gjithë kundër Edi Ramës

03/10/2020
Të gjithë kundër Edi Ramës

Nga Lorenc Vangjeli

Presidenti Ilir Meta shton tonet ndaj qeverisë dhe Ramës, duke kërcënuar që nëse nuk zbatohet marrëveshja politike “pozitë-opozitë” e 5 qershorit atëherë do të reagojë me çdo çmim… Përse po shtohet protagonizmi i dyshes Meta – Rama dhe a po anashkalohet qëllimisht PD-ja dhe lideri i saj? Në një analizë të zgjeruar për gazetën “Fjala” flet analisti Lorenc Vangjeli.

-Së fundmi, por jo të fundit janë futbollistët. Ata kanë hequr prej ditësh uniformat sportive dhe kanë veshur fanelën e protestuesit kundër Edi Ramës. Më tej janë mjekët që me të drejtën e Zotit dhe epërsinë e kastës së tyre, kërkojnë një fetë më të madhe nga torta e shpenzimeve publike. Të tjera kategori të shoqërisë dhe shtresa sociale, sa më shumë që do të afrojë dita e zgjedhjeve, aq më shumë do të shtojnë kërkesa, do të kenë pretendime, do të firmosin ultimatume dhe do të shpallin beteja të njëpasnjëshme për luftën finale kundër Ramës. Me idenë se nga rezultati i kësaj lufte, varet gjithë fati i Shqipërisë. Që ose nis e mbrothtësohet evropianisht nën shenjën e tyre, ose rrënohet përfundimisht nën Rilindjen tris të socialistëve.

Lista e armiqve të Ramës është bërë një litar më i gjatë se zullumi i politikës së të gjitha ngjyrave. Ajo nis nga Presidenti i Republikës dhe mban portretin e ashpër të Ilir Metës. Vazhdon me të gjithë ish-presidentët, kryetarët të partive, deputetët e listës dhe ish-ët jashtë parlamentit. Basha, Kryemadhi, Duka, Ndoka, Shehi e Mediu janë të gjithë bashkë kundër tij. Vetë Rama ka mundur të bëjë bashkë kundër vetes edhe Idrizin e Dulen. Lista vazhdon me gjykatës e prokurorë të shkarkuar nga Vetting-u, të cilët te kryeministri shohin njeriun që u shkatërroi karrierën, stilin e jetesës dhe u dha rrokullisjen drejt një grope që nuk i shihet as ana dhe as fundi.

Shumica dërrmuese e gazetarëve janë gjithashtu kundër kryeministrit. Kur e presin në studio, në secilën prej tyre, të gjithë të ftuarit janë me gurë në xhepa për t’ia hedhur kokës Ramës. Vetë drejtuesit hedhin gurët më të rëndë ndaj tij. Duke i tundur gishtin me kërcënim, duke i kujtuar burgun si destinacion apo duke i treguar të mbathurat si provë. Madje, edhe tek ata që e mbështesin, vështirë se gjen ndonjë fjalë pro tij, por pothuaj të gjithë kanë ngulm e ngut që të distancohen nga njeriu që sillet me gazetarët si kryeredaktor nervoz i të gjithëve. Gishtin me akuzë e tundin edhe shumë nga ata që tërmeti ua konvertoi qerpiçin e shembur me shtëpi tullash.

Edhe ata sapo kanë mundësi zgjedhin ta shajnë Ramën për arkitekturën e shtëpisë së re. Kush pret rotacionin politik në 25 prill, formalisht fërkon duart dhe mendon se ka vend bindja se pushtetit të Ramës mjafton t’i jepet dora e fundit e të shtyrës për të rënë përfundimisht. Por në këtë botë bërtet e dëgjohet vetëm pakënaqësia, pohimi dhe pëlqimi zakonisht janë të heshtur dhe nuk ndihen. Ky është kurthi drejt të cilit po shkojnë me një shpejtësi të habitshme të gjithë ata që duan të ndryshojë ngjyra, por jo zakoni, të ndryshojnë fytyrat në qeverisja, por jo veset e qeverisjes.

Në të gjithë këtë rrëmet pakënaqësie, pakkush nga kjo listë armiqsh e ka kuptuar Ramën dhe akoma më pak janë ata që kanë idenë se çfarë ka kuptuar vetë Rama. Në udhëtimin e tij politik, nga fillimet kur i dridhej shpirti edhe nga rreshtat kundër të një reporteri, te shpirti që nuk i gjen paqe nëse nuk shet me çmimin e një batute edhe mikun më të ngushtë dhe interesin më të thellë, Rama ka zbuluar një të vërtetë të thjeshtë: Në Shqipëri është më e lehtë të gjendet një hebre që ndërron fe’ sesa një shqiptar që mendon pozitivisht! “Një armik i mirë është më mirë se një mik i gabuar!”, thonë gjithë veprimet e vitit të fundit të Ramës.

Instinkti i tij prej ballkanasi të veshur evropianisht, i thotë se është më mirë të jetë i mallkuar nga votuesit se t’i lërë ata indiferentë ndaj vetes. Se është më mirë të jetë zgjedhje e vetme sesa të luftojë të jetë zgjidhja më e mirë. Se nëse nuk i mbyll dot gojët që flasin ligsht për të, është më mirë t’i shtojë ato në ekstrem. Se nëse dikush i del nga rreshti i armiqve, duhet të shtojë urgjent një armik të ri përballë.

Kjo është diferenca e tij me Lulzim Bashën, që rend drejt formulës së Rama-Metës të përdorur në 2013: të gjithë bashkë kundër Saliut! Kjo është diferenca e të menduarit politik që nesër do të bëjë diferencën në zgjedhjen e shqiptarëve. Me vetëm shtatë muaj në kalendar, është më shumë fakt se perceptim ndjesia se Lulzim Basha e ka ende të vështirë të gjejë një grusht shqiptarësh që ditën e votimit do të zgjohen me të në mendje. Shqiptarët do të shkojnë sërish përpara kutisë për shkak të Edi Ramës.

Për hir të dashurisë apo për hir të urrejtjes ndaj tij, kjo nuk ka pikën e rëndësisë. Dikush duhet t’ua thotë armiqve të kryeministrit se shumë urrejtje dhe shumë mohim pa pohim, rrezikojnë të kthehen në të kundërtën e tyre. Alkimia e pabesueshme njerëzore i shndërron ato në aleatin më të mirë të Edi Ramës për t’i mundur përsëri. Për t’i mundur të gjithë dhe për të pohuar aksiomën e sapozbuluar në politikë: armiqtë që jetojnë vetëm nën shenjën e urrejtjes janë gjithmonë fatkeqë! Sepse humbasin gjithmonë. Edhe kur kundërshtari nuk meriton të fitojë!

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

Egnatia e cunguar para “Demave, detyron Deden të improvizojë me formacionin – Balkanweb.com – News24

18/09/2026
Ka 1.4 miliardë dollarë, akordi i LeBron për 15 milionë ndez polemika – Balkanweb.com – News24

Ka 1.4 miliardë dollarë, akordi i LeBron për 15 milionë ndez polemika – Balkanweb.com – News24

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al