• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Të premtet e zeza’ të arrestimeve VIP, nga Spiro Ksera te Fullani e Gjika

21/03/2018
‘Të premtet e zeza’ të arrestimeve VIP, nga Spiro Ksera te Fullani e Gjika

Rastësi apo jo, arrestimet “VIP” në Shqipëri janë kryer vetëm ditëve të premte! Kështu ka ndodhur me arrestimin e ish ministrit Spiro Ksera, për të vijuar më pas me arrestimet e ish-kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, dhe më pas me ish-guvernatorin Ardian Fullani ,dhe kryetarin e Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu . Të “Premtes së zezë” nuk i ka shpëtuar as Fran Frrokaj, kreu i bashkisë Lezhë, i cili u arrestua pikërisht mesditën e së premtes me dt 16 Mars në zyrën e tij.

SPIRO KSERA

E premte, 29 janar 2016

Të premten e 29 janarit të vitit 2016-të  u ekzekutua urdhër-ndalimi i prokurorisë së Tiranës për ish-ministrin e Punës dhe të Cështjeve Sociale, Spiro Ksera. Mësohet se ndalimi i ish-ministrit Spiro Ksera është bërë gjatë një aktiviteti në Gjirokastër, me urdhër të Prokurorisë. Spiro Ksera është arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Bëhet me dije se ai akuzohet për një tender me vlerë 30 milion lekë dhe këtë e ka bërë një ditë para se të linte detyrën si ministër. Pas gjykimit ish ministri u dënua nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 8 muaj burg. Gjithashtu, gjykata ka vendosi që Kserës t’i hiqet e drejta për 5 vite pasi të kryejë dënimin, për ushtrimin e funksioneve publike.

SHPËTIM GJIKA

E premte, 6 Shkurt 2015

Ka qenë data 6 shkurt e vitit 2015 kur ish-kreu i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika u vu në pranga. Ka qenë mesdita e së premtes kur efektivë të policisë janë paraqitur me udrhër ndalimin nga ana e organit të akuzës. Arrestimi i Gjikes ndodhi rreth orës 14:00 në një restorant pranë banesës së kryebashkiakut 52- vjeçar të Vlorës. Një skuadër policore është paraqitur në lokalin ku po drekonte Shpëtim Gjika dhe pasi ka marrë kontakt me të, i ka bërë me dije se kishte një vendim gjykate për arrestimin e tij.

Para prangosjes, mësohet se kryebashkiaku ka qenë në zyrën e tij, si çdo ditë tjetër pune në Bashki. Rreth orës 13:00 ai ishte larguar mesa duket për të drekuar diku pranë banesës së tij, ku edhe ndodhi arrestimi. Pasi ka dalë nga restoranti ku ndodhej me disa persona të tjerë, policët i kanë vënë prangat Shpëtim Gjikës, i cili është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

ARDIAN FULLANI

E premte, 5 shtator 2014

Ka qenë data 5 shtator e vitit 2014 kur gjykata kishte caktuar masën “arrest me burg” të vendosur në mungesë ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani, pas kërkesës së prokurorisë. Ka qenë ditë e premte. Në ora 19:45 të mbrëmjes Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ndodhej në zyrën e tij, në godinën e ish-kompanisë VEFA në Tiranë.

Një skuadër e policisë mbërriti te sheshi “Avni Rustemi” me urdhrin e arrestit të lëshuar nga gjyqtarja Blerina Muça, pas kërkesës së prokurorit Ramadan Troci. Sapo Guvernatori kishte hapur derën e makinës së tij “BMË”, me targë TR 0270 Z, katër oficerë policie, dy civilë e dy me uniformë, e kanë penguar të futej brenda.

Oficerët i kanë komunikuar Fullanit urdhrin e arrestit për akuzën “shpërdorim detyre”. Mes punonjësve të Policisë dhe Guvernatorit të Bankës Qendrore ka pasur një bisedë sqaruese, që ka zgjatur vetëm disa sekonda dhe më pas dy prej oficerëve e kanë kapur nga krahët, duke e drejtuar drejt makinës së tyre. Fullani ka hipur në një tjetër “BMË” të bardhë të Policisë dhe është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në orën 19:55 të mbrëmjes, Fullani u fut i prangosur në Drejtorinë e Qarkut, ku u izolua në qelinë e paraburgimit.

XHELAL MZIU

E premte, 20 dhjetor 2013

Arrestimi i kryebashkiakut të Kamzës u bë po në një ditë të premte, në mbrëmje vonë. Ka qenë 20 dhjetori i vitit 2013, kur policia ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë për arrestimin e tij për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera publike.

Policia ekzekutoi në mbrëmje vendimin e Gjykatës së Tiranës, që kishte vendosur ndaj kryebashkiakut masën e sigurisë “arrest me burg”, pas kërkesës së Task-Forcës të Prokurorisë, që kishte regjistruar procedim penal që prej muajit shtator.

Një orë pas arrestimit të Mziut, policia shpalli në kërkim edhe drejtorin e zyrës juridike të Bashkisë Kamzë, Atli Hoti, për të njëjtën akuzë, pasi dyshohet të ketë bashkëpunuar me Mziun.

FRAN FRROKU

E premte, 16 mars 2018

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arrestuar mesditën  e së premtes më 16 Mars  Shoqërimi në polici i kryebashkiakut u bë pas hetimeve për shpërdorim detyre, pasi janë konstatur shkelje.

Pas tre ditësh në paraburgim gjykata vendosi arrest shtëpie për Fran Frrokaj ./Tpz.al

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Show i Realit, triumfon ndaj Interit në Champions, ia dalin edhe City e Dortmund

09/09/2026
VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al