• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të shoqin e zuri kamioni poshtë në punë, gruaja: Kërkoj drejtësi për gjakun e burrit tim

14/05/2022
Të shoqin e zuri kamioni poshtë në punë, gruaja: Kërkoj drejtësi për gjakun e burrit tim

Mbarime Metushi, bashkëshortja e Ferdi Metushit, 59-vjeçarit që mbeti i vdekur mëngjesin e 19 prillit në një kantier ndërtimi në fshatin Mollaj në Ballsh i bën thirrje drejtësisë dhe ministrit Ulsi Manja të zbardhë sa më parë të vërtetën.

Bashkëshortja e të ndjerit ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të firmës dhe grupit hetimor se provat janë minipuluar. Sipas saj i ndjeri nuk ka qenë i siguruar dhe është futur në skemë pas vdekjes, ndërsa sipas saj grupi hetimor ka manipuluar mjetin e ngjarjes.

“Kam ardhur këtu për të bërë thirrje prokurorisë dhe policisë së Shtetit, Ministrit të Drejtësisë për të drejtën e burrit tim. Dua të di përse u vra?! Kemi dëgjuar që kanë thënë deklarata të ndryshme nga realiteti. Na kanë rënduar më tepër se ç’më iku burri, na kanë rënduar jashtë mase, dua të drejtën e burrit tim pse u vra. Burri im punonte ditën, punonte edhe natën. Katër ditë punonte ditën, katër ditë punonte natën. Ai ka qenë i pasiguruar. Kur më iku burri dëgjoj pronarin që më erdhi në shtëpi që më tha që ka qenë i siguruar, por sigurimi pas verifikimeve është bërë pas vdekjes. Në kohën kur burri im ka bërë aksidentin, ka qenë defekt leva e marshit. Kur është sekuestruar, atë ditë që ka bërë aksidentin burri im, leva e marshit ka qenë e prishur apo e hequr. Në këtë kohë është marrë me levën e marshit dhe pasi e ka marrë leva e marshit e ka tërhequr ngarkesa dhe e ka zënë poshtë makina. Nuk na kanë lajmëruar. Njoftimin e kemi marrë burri im në morg në 5:30- 6:00 të mëngjesit. Edhe për këtë jemi të indinjuar. Më vonë pasi janë verifikuar me fakte nga familjarët e mi, kush ka qenë shkaku, kemi parë është bërë ndërhyrje tek kjo makinë janë bërë frena leva e marshit. Burri im nuk është punëtor i thjeshtë. Në tërë jugun ka marrë pjesë në të gjitha autostradat, e kërkonin të gjitha kompanitë. Të gjithë që e njohin, po habiten si ka mundësi. Kërkoj drejtësi për gjakun e burrit tim. Për varrimin nuk e di mirë, u hodh një zarf i vogël. Heshtje gjithmonë. Pronari quhet, mbaj mend që e përmende burri gjithmonë, Arben Lutaj… I thoshte gjithmonë për lekët se lekët i vononte. Nuk merrte lekët në bankë, por në dorë”, shprehet ajo.

Mbarime Metushi thekson se ka bërë denoncim lidhur me dyshimet e saj dhe familjes, por ende nuk ka asnjë reagim.

Ferdi Metushi, 59 vjeç, ndërroi jetë rreh një muaj më parë në afërsi të fshatit Mollaj në aksin rrugor Levan-Tepelenë në Mallakastër. Metushi ka qenë duke punuar me automjetin kamion “Man” në një pikë grumbullimi inertesh, kur kamioni është përmbysur duke e zënë poshtë. Si pasojë 59-vjecari Metushi ndërroi jetë menjëherë.

Related Posts

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026
Zjarr në Lazarat
Kryesore

Zjarr në Lazarat

25/07/2026
Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim
Blog

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al