Një grup punonjësish të Bashkisë Përmet kishin dalë sot të protestonin kundër kryeministrit Edi Rama. Teksa ekskorta e kryeministrit po kalonte, kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peci, ka ulur xhamin për të përshëndetur me ironi ish deputetin e PD-së, Tritan Shehu.
“Zoti Tritan, respekte, respekte, ej do e pimë kafen pastaj?”, i thotë Peci-Shehut.
Më pas policia i afrohet dhe i kërkon të vazhdojë rrugën.