• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tërmeti i 26 nëntorit, Shqipëria trime, e bukur dhe solidare

28/11/2019
“28 Nëntori i sivjetëm na gjen të goditur fort, por jo të thyer”, gjendet një flamur kombëtar nën rrënoja

Nga Rigels Seliman

Prej disa orësh qytetarët shqiptarë janë në ankth dhe panik, duke derdhur lot e lutur për shpresë, për shkak se mëngjesin e 26 nëntorit Shqipëri u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 ballë. Ky tërmet shkatrimtar la pas disa viktima, ndërsa shumë njerëz mbetën të plagosur dhe të pastrehë, kryesisht në zonën e Thumanës, Durrësit dhe rrethinat e këtij të fundit. Situata është e rëndë, pasi kjo tragjedi natyrore i gjeti njerëzit të papërgatitur, e mbi të gjitha në pikun e gjumit, ku për rrjedhojë shoku emocional vijon të jetë evident dhe i stampuar edhe sot, jovetëm tek banorët zonave të prekura, por në fytyrën e çdo shqiptari.

Njëri prej qytetarëve shqiptarë që është tronditur dhe sensibilizuar me banorët e zonave të prekura nga tërmeti shkatrimtar jam edhe unë. Teksa shikoja dhe shikoj operacionin e shpëtimit lotët më rrjedhin rrëke, ndërkohë që mendja dhe lutjet shkojnë për viktimat dhe për të mbijetuarit. Njëkohësisht ngre kokën lartë nga qielli dhe i lutem zotit që të mbajë dorën dhe të kursejë jetët e njerëzve, madje edhe shkaktimin e kësisoj tragjedish. Zot i madh të qofsha falë, të lutem mos na shkakto më vuajte, pasi Shqipëria dhe shqiptarët janë mjaft të vuajtur, është një tjetër refren i lutjeve të mia. Dikush më akuzon se jam në panik dhe se lotët e mi janë lot ankthi.

Por jo, asnjë nga këto pretendime nuk qëndron, pasi lotët mi janë lot të një qytetari që ka humbur bashkëkombësit e vetë nga tragjedia që kaploi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Megjithatë, e rëndësishme është që Shqipëria vijon të jetë e bukur, sikundër e ka krijuar zoti dhe se dukurit natyror si tërmeti i 26 nëntorit, kurrsesi nuk e zbehin trimërinë e shqiptarëve bujar e solidarë. Shqipëria është vend i shenjtë dhe se shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë në gëzim e hidhërim, duke i treguar botës se jemi më të mirët, pasi tragjeditë i konosderojmë kolektive, por jo individuale. Rroftë e qoftë Shqipëria dhe mos pafshim kurrë fatkeqësi, teksa lumturia e shëndeti mbretërrofshin në sofrat e çdo shqiptari.

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
E gjithë Shqipëria me sytë nga ai, konfirmohet rikthimi i bujshëm te Kombëtarja

E gjithë Shqipëria me sytë nga ai, konfirmohet rikthimi i bujshëm te Kombëtarja

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al