Kur sezoni 2025/26 nisi në muajin gusht, Egnatia kishte një mision të vështirë. Të mbronte dominimin e krijuar në futbollin shqiptar dhe të synonte titullin e tretë radhazi. Në krye të këtij projekti qëndronte sërish Edlir Tetova, trajneri që prej vitesh ka qenë simbol i suksesit të klubit rrogozhinas.tetovaNë 34 javët e sezonit të rregullt, Egnatia e drejtuar nga Tetova grumbulloi 63 pikë, duke regjistruar 18 fi tore, 9 barazime dhe vetëm 7 humbje. Skuadra shënoi 53 gola dhe pësoi 29, duke mbyllur kampionatin me golavarazh +24. Ishte një ecuri që e mbajti ekipin vazhdimisht në grupin kryesues dhe i siguroi një pozicion të favorshëm për fazën “Final Four”, ku më pas erdhi edhe kurorëzimi si kampione e Shqipërisë.
Karakteristikë e ekipit të Tetovës ishte stabiliteti. Egnatia rrallëherë kaloi periudha të gjata krize dhe gjithmonë arriti të rikuperonte pikët e humbura. Pas çdo rezultati negativ, skuadra reagoi menjëherë, duke treguar pjekuri dhe mentalitet fi tues. Kjo vazhdimësi ishte një nga arsyet kryesore pse rrogozhinasit qëndruan gjatë gjithë sezonit mes ekipeve pretendente. Në planin taktik, Tetova vazhdoi të mbështetej te sistemi 4-2-3-1, i cili ishte formacioni bazë në shumicën e ndeshjeve. Megjithatë, trajneri tregoi fl eksibilitet duke kaluar shpesh në 4-3-3 sulmues ose më mbrojtës, sipas kundërshtarit dhe nevojave të skuadrës.
Në javët e fundit ai eksperimentoi edhe me sistemin 3-5-2, duke treguar se Egnatia kishte mundësi të adaptohej në skenarë të ndryshëm. Në aspektin ofensiv, skuadra shënoi 53 gola, ndërsa nuk u mbështet te një golashënues i vetëm. Alesandro Albaneze dhe Soumaila Bakajoko udhëhoqën repartin sulmues me nga 9 gola secili, ndërsa Daniel Adjesa dhe Nikola Buriç dhanë gjithashtu kontribut të rëndësishëm. Kjo shpërndarje e golave e bëri Egnatian më pak të varur nga individët dhe më të vështirë për t’u ndalur nga kundërshtarët.
Në fund, bilanci i Edlir Tetovës ishte ai i një trajneri që ndërtoi skuadrën më të qëndrueshme të kampionatit. Me 18 fi tore në 34 ndeshje, dominim ndaj rivalëve kryesorë, organizim të fortë taktik dhe një grup të konsoliduar lojtarësh, ai hodhi themelet e suksesit që më pas u finalizua me fitimin e titullit kampion. Sezoni 2025/26 ishte një tjetër dëshmi se periudha e artë e Egnatias mban fort vulën e Edlir Tetovës.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








