• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Thirrjet e Ilir Metës: Ulni çmimet, rritni rrogat!

30/07/2022
Ilir Meta ka radhën në SPAK? Gazetarja: SHBA dhe Qipro kanë sjellë letërporosi

Nga Ilir Meta

Rritja marramendëse e çmimeve po thellon seriozisht varfërinë, çdo ditë, duke kërcënuar si kurrë më parë buxhetet familjare. Fuqia blerëse po zvogëlohet, ndërkohë asnjë masë konkrete nuk po merret nga një Qeveri, e padenjë për besimin popullor dhe e pandjeshme për shtresat më në nevojë, veçanërisht për 935,821 qytetarë, që jetojnë sot me më pak se 5.5 USD në ditë.

NUK GJEN DOT NJË MALL DHE AS MERR DOT NJË SHËRBIM, QË SOT NUK ËSHTË SHTRENJTUAR, 2 DERI NË 5 FISH! POR NDIHMA EKONOMIKE NGA QEVERIA ËSHTË ZERO!

Asnjë plan masash për të ndihmuar qytetarët për të tejkaluar krizën e çmimeve! Një Qeveri e ndjeshme dhe e përgjegjshme, do të bënte pikërisht atë që po ndodh sot në shumë vende europiane, siç janë bërë publike në media:
📌 Britania e Madhe, po ndërhyn me një zbritje prej 400 £ të faturës së energjisë për çdo familje në vit;
📌 Italia po planifikon të japë një bonus 200 € për punëtorët, që fitojnë 35,000 € në vit ose më pak;
📌 Spanja ka ulur TVSH-në në faturat e energjisë nga 21% në 10%;
📌 Franca po kompenson me 100 € çdo qytetar të saj;
📌 Gjermania po jep 100 € për familjet që marrin mbështetje, ndërsa ata që marrin asistencë për strehim do të marrin një shtesë prej 270 €;
📌 Hollanda po u ofron familjeve të kualifikuara një kompensim energjie prej 800 €, si dhe ka ulur tarifën për karburantet me 21%.
Shqipëria ka nivelin nga më të lartë të çmimeve në përqindje të mesatares europiane krahasuar edhe me vendet e rajonit, por Qeveria në vend të ndihmës ekonomike vazhdon të paguajë miliona euro për inceneratorët.
Inceneratori i Elbasanit është financuar në vlerën 1.9 miliard lekë, inceneratori i Fierit është financuar në vlerën 3.6 miliard lekë, dhe inceneratori i Tiranës, që është financuar nga viti 2018 deri në vitin 2022 në 6.1 miliard lekë, dhe parashikohet të financohet me 3.5 miliard lekë shtesë për vitin 2023 dhe 2024.
Miliarda lekë për klientët e Qeverisë dhe zero lekë për qytetarin e thjeshtë.
Kjo Qeveri nuk meriton më të qëndrojë as edhe një minutë më shumë!
Angazhimi më i madh i Partisë së Lirisë do të jetë Revolucioni Antikorrupsion, që do të ndëshkojë abuzuesit në çdo nivel dhe paratë e vjedhura prej tyre do t’u a kthejë shqiptarëve! 🇦🇱

Related Posts

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba
Kryesore

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

23/07/2026
Drama e emigrantit shqiptar me nusen: I dashur, unë do të bëhem burrë!
Kryesore

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

23/07/2026
Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë
Kryesore

Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë

23/07/2026
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al