POLICIA E SHTETIT
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve shpalli në kërkim shtetasin V. M., 36 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. 36-vjeçari dyshohet se ka trafikuar një automjet nga Greqia në Shqipëri dhe ka falsifikuar dokumentacionet e automjetit. Automjeti dhe dokumentacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.