Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit “. Të arrestuarit janë:
– Çeti Hazbia, 69 vjeç, banues në Tepelenë.
– Medi Hazbia, 35 vjeç, banues në Tepelenë.
Sipas policisë në datë 23.11.2017, në vendin e quajtur “Agjensia”, Tepelenë, në automjetin tip “Mercedes Benz”, me targa AA324HY, i drejtuar nga shtetasi Çeti Hazbia, si dhe i ndihmuar nga shtetasi Medi Hazbia, janë kostatuar pasi kishin zbritur nga mjeti tre shtetas të huaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.