• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tragjedi në familjen Ajdini në Itali/ Djali 18-vjeçar humb jetën pasi skuterin e tij e përplasi makina

29/11/2025
Tragjedi në familjen Ajdini në Itali/ Djali 18-vjeçar humb jetën pasi skuterin e tij e përplasi makina

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së enjtes në Sorbolo të Parmës në Itali. Për pasojë ka humbur jetën 18-vjeçari me origjinë shqiptare Francesco Ajdini, banues në Praticello di Gattatico.

Sipas mediave italiane, një automjet tip një Fiat që po kthehej majtas është përplasur me skuterin 125 cc që drejtonte i riu. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe megjithëse Francesco mbante kaskë në kokë, ai është rrëzuar me forcë në asfalt.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës dhe autoambulanca. Në fluturim u ngrit edhe helikopteri i emergjencës. Mjekët kryen përpjekje të shumta, por plagët e marra ishin tepër të rënda dhe i riu ndërroi jetë pak pas aksidentit.

Francesco kishte mbushur 18 vjeç vetëm më 18 gusht. Ai jetonte me prindërit dhe motrën e tij më të madhe. Kryetari i bashkisë, Daniele Finucci – i cili e njihte familjen edhe si mjeku i tyre – shprehën ngushëllime: “Një familje e ndershme dhe punëtore, ashtu si edhe Francesco. Jam i tronditur dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër të komunës.”

Në rrjetet sociale, në profilin e babait të viktimës, Flamur Ajdini, ende qëndrojnë fotot e festës së 18-vjetorit: Francesco duke kërcyer me shokët e tij, duke buzëqeshur pranë tortës blu dhe të rrethuar nga familjarët. Nga autoritetet pritet të kryhen hetime shtesë për të përcaktuar me saktësi shkakun dhe përgjegjësinë e përplasjes.

Fatkeqësisht, kjo nuk është tragjedia e parë që godet familjen Ajdini. Në vitin 2004, vajza e tyre 2-vjeçare, Sara, humbi jetën po në një aksident rrugor.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballet me Luksemburgun

FOTO/ Shfaqet parashikimi i superkompjuterit të OPTA, situatë e pazakontë për Shqipërinë ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria barazon pa gola me Suedinë në ndeshjen e parë

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria barazon pa gola me Suedinë në ndeshjen e parë

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al