Një 66-vjeçar nga Përmeti është kallëzuar në Prokurori pasi u kap duke transportuar dru zjarri pa leje. Ngjarja ndodhi një ditë më parë.
“Më datë 22.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Përmet, për shtetasin V.P, vjeç 66, banues në fshatin Gostivisht, pasi dyshohet se në Gostivisht me mjetin tip “IFA”, u kap duke transportuar 7 m³ lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan lënda drusore dhe mjeti. Neni 205 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë Përmet.