• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tre deputetët e PS në Gjirokastër votojnë kundër gruas së Vangjel Tavos?!

22/12/2018
Punësimet në shtet, Rama u jep një porosi deputetëve

Kuvendi votoi sot në mbrëmje tre anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Mes tyre është edhe Suela Popa, bashkëshortja e deputetit të LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo.

Ajo mori 59 vota pro dhe 11 kundër dhe 5 abstenim. Popa ishte kandidatura që mori më shumë vota kundër. Duke qenë se votimi ishte i fshehtë, nuk dihet cilët janë deputetët e PS-së që e votuan kundër, por mendohet se së paku tre janë nga deputetët e qarkut Gjirokastër.

Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Flamur Golemi me siguri janë mes deputetëve që nuk e mbështetën kandidaturën e Suela Popës, edhe pse ajo ishte propozim i qeverisë. Kujtojmë se Çuçi, Kumbaro dhe Golemi bënë fushatë në vitin 2017 kundër Vangjel Tavos, modelit dhe mitit të tij të rremë, si dhe goditën gjithashtu insitucionin që drejtonte bashkëshortja e tij.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ishte një prej institucioneve totalisht në shërbim të LSI-së dhe natyrisht simbol i korrupsionit e nepotizmit. Për të përfituar subvencione fermerët dhe blegtorët e kishin të pamundur nëse s’kishin fije që i lidhnin me LSI-në apo nëse nuk jepnin ryshfet.

Të gjitha këto i denoncuan gjatë fushatës Çuçi, Kumbaro e Golemi. Ata i dhanë PS-së në Gjirokastër më shumë se 2 mijë vota shtesë krahasuar me zgjedhjet e 2013 edhe sepse goditën Vangjel Tavon, institucionin që drejtonte bashkëshortja e tij dhe krejt modelin e LSI-së.

Kësisoj këta tre deputetë me siguri ishin të parët në radhët e PS-së që kishin arsye të votonin kundër bashkëshortes së Vangjel Tavos. Edhe pse propozimi i Suela Popës nga Rama krijoi jo pak befasi, 11 votat kundër saj, më shumë se dy kandidatët e tjerë janë tregues domethënës.

Përmes votës kundër, Çuçi, Kumbaro dhe Golemi, duket se kanë dashur të ruajnë një raport të drejtë me elektoratin, aq më tepër kur në qershor do të dalin sërish para tyre për të kërkuar vota për PS-në. Por kësaj here ndoshta duke goditur sërish modelin Tavo në nivel vendor: Bashkinë Gjirokastër dhe Bashkinë Dropull, të cilat janë për fat të keq totalisht në shërbim të tij.

Nëse do duhet edhe një motiv tjetër për t’iu kundërvënë Tavos në këto zgjedhje, kujtoni pak heshtjen e tij absurde për thirrjet antishqiptare në varrimin e ekstremistit Kostandin Kacifas. “Sëpatë dhe zjarr për qentë shqiptarë”, brohorisnin grupet ekstremiste. Sot e kësaj dite Vangjel Tavo nuk është distancuar nga ato thirrje dhe as ka tentuar t’i dënojë. 

©argjiroja.net

Related Posts

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash
Lajme

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026
5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!
Lajme

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

22/10/2026
Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues
Kryesore

Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues

22/10/2026
Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur
Kryesore

Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur

22/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Homazhet për 21 Janarin, mungon Rama
Kryesore

“Pse e mbrojtët Ballukun?” – Ja si i përgjigjet Rama studentit

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026
5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al