Tritan Shehu thotë se ai dhe PD janë e ardhmja. Së fundi ai ka takuar disa të rinj të Forumit Rinor në Gjirokstër.
“Mbrëmë me Forumin Rinor, energjinë dhe shpirtin e ndryshimit në Gjirokastër dhe në mbarë Shqipërinë! Rinia është forca që sjell të ardhmen, zëri i guximit dhe shpresa për një Shqipëri më të mirë! Më 11 Maji Shqiperia voton për të ardhmen! Voto PD, voto nr. 1!”, thotë Shehu, i cili është përfaqësuesi më i lartë politik i PD-së në qarkun Gjirokastër ndonëse humbet zgjedhjet në mënyrë sistematike prej 10 vitesh.