• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tur-operatorët, optimistë për sezonin e ri turistik

20/03/2025

2025 pritet të jetë një vit pozitiv turistik.

Për tur-opratorët kontratat tashmë janë lidhur dhe shifrat tregojnë se 2025 do të ketë një rritje prej 15% – 20% më shumë se viti 2024, ndërsa pritshmëritë janë që nga kjo industri të gjenerohen 5 miliardë Euro.

“Tur-operatorët pothuajse i kanë të ezauruara kapacitetet. Këtë vit, duke ju referuar këtyre kontratave, ne jemi gati për 15%-20%. Ne mendojmë që këtë mund të shkojmë 5 miliardë Euro të gjenerohen në ekonominë shqiptare nga turizmi”, thotë Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik.

Një treg i ri që po zgjedh Shqipërinë janë turistët izraelitë, ndërsa ekzistueset, si Italia, Polonia dhe vende të Lindjes së Mesme po shtohen në numër.

“Kryesisht janë tregu i Izraelit. Kemi pastaj edhe shtim të numrit nga vendet e Lindjes së Mesme, nga Gjermania”.

Zonat që janë më të kërkuara nga të huajt mbetet bregdeti i Durrësit, ajo e Jonit, dhe më pak vija bregdetare në veri të vendit.

“Kryesisht më mirë është pjesa e bregdetit të Durrësit. Një volum të madh të këtyre hoteleve e kanë kontrata me garanci, por edhe hotelet e jugut janë pothuajse me të njëjtin trend”.

Kryetari i Unionit Turistik, Rrahman Kasa, thotë se tashmë në vendin tonë mund të flasim për turizëm cilësor, pasi edhe mesatarja e shpenzimeve të turistëve të huaj në vend shkon mbi 100 Euro dita.

“Gjë që tregon se po i përafrohemi rajonit me koston ditore që po shpenzon një turist në Shqipëri, flas gjithmonë për turizmin deri te turizmi i mesëm, cilësor”.

Gjatë vitit që lamë pas, Shqipëria mikpriti rreth 12 milionë turistë, duke shënuar një rritje me 15.2% të vizitorëve të huaj në vend, ndërsa bëhet gati që të kapërcejë jo vetëm shifrat e 2024 por edhe me synimin që të ofrojë edhe një performcaë edhe më të mirë të shërbimeve në këtë sektor.

Tv Klan

Related Posts

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026
Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina
Kryesore

Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina

07/05/2026
“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës
Kryesore

“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përplasja fizike mes Valverdes dhe Tchouamenit, Reali gjobit lojtarët

Përplasja fizike mes Valverdes dhe Tchouamenit, Reali gjobit lojtarët

08/05/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren

Tirana në “teh të thikës”, tre skenarët për mbijetesën. Si shpëton direkt dhe si shkon në “play out”

08/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al