• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turizmi, pyjet dhe Vjosa/ Kumbaro prezanton buxhetin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vitin 2024

13/11/2023
Turizmi, pyjet dhe Vjosa/ Kumbaro prezanton buxhetin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vitin 2024

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin projektbuxhetin për vitin 2024. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgatitur detajimet buxhetore duke ruajtur kufijtë e parashikuar, në pesë programe buxhetore që përmblidhen në Planifikim, Menaxhim, Administrim, Mbrojtje të Mjedisit, Administrim të Pyjeve, Zhvillim të Turizmit dhe Menaxhim të Mbetjeve.

Buxheti i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit vjen me një rritje totale prej 35%, rezultat i rritjes së fondit për promovimin e turizmit dhe integrimin e programit të ri të menaxhimit të mbetjeve. Sa i takon turizmit, rritja e buxhetit në total me 300 milionë lekë vjen për të mbështetur pjesëmarrjen e Shqipërisë në panaire prestigjoze si ai i FITUR Madrid dhe ITB Berlin, organizimin në Tiranë të mbledhjes së 70 të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit, organizimin në Shqipëri të konventës së Konfederatës Franceze të Ndërmarrjeve të Udhëtimit “Les Entreprises du Voyage”, si edhe kalendarin e eventeve turistike që ka ardhur nën aplikacionin TEA. “Vetëm në pak muaj, TEA, aplikacioni që mbart brenda vetes Kalendarin e Eventeve Turistike në çdo bashki, është instaluar 25 mijë herë nga vizitorët dhe pushuesit, një shenjë që na shton energjinë për ta përmirësuar gjatë vitit 2024 duke e kthyer në një instrument afatgjatë të promovimit të eventeve turistike”, tha ndër të tjera Kumbaro.

Gjithashtu, përmes operacionit “Plazhe të pastra” do të mbështeten në vitin 2024 edhe bashkitë Lezhë dhe Shkodër.

“Rritet fondi për pastrimin e vijës bregdetare gjatë muajve të verës në 250 milion lekë. Eksperienca e viteve 2022 dhe 2023 ku ndërhymë fillimisht në 4 bashki, për t’u shtuar në 6 bashki, tregoi se ishte ndërhyrja e duhur për të siguruar një sezon veror të pastër përballë flukseve që kanë qenë më të lartat ndonjëherë. Për këtë arsye, për vitin 2024 shtohen në këtë program edhe bashkitë Lezhë dhe Shkodër, krahas Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës, Vlorës, Himarës e Sarandës, duke plotësuar kështu të gjithë vijën bregdetare me forca të shtuara pastrimi përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit”, u shpreh Kumbaro.

Vëmendje të veçantë Kumbaro i dedikoi edhe Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa. “Është një akt guximtar që e bëri Shqipërinë përfaqësuese të një modeli të bukur dhe të qëndrueshëm, si simboli më i sinqertë i simbiozës së mjedisit me turizmin. Tani, sërish në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtar po punohet për: Planin e Menaxhimit të integruar të Parkut, si dhe për projektin e Qendrës së re të vizitorëve në Parkun Kombëtar të Vjosës.” Nga ana tjetër, buxheti i aprovuar në zërin e investimeve i hap rrugë edhe investimit në reabilitimin e “Ngritjes së Infrastukturës Turistike me theks tek ajo ujore Eco-Park Ulza” i cili ka filluar procesin e prokurimit këtë vit për ta kthyer këtë zonë, një hapësirë atraktive për zhvillimin e turizmit me një vlerë investimi për vitin 2024 prej 200,6 milion lekë.

Së fundi, ministrja Kumbaro përmendi edhe buxhetin e dedikuar prej 172 milionë lekë për nismën “Viti i Pyjeve” gjatë 2024-ës. “Nismë shumë të rëndësishme që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve po punojnë, shpalljen e vitit 2024 si “Viti i Pyjeve” për të cilën kemi parashikuar një investim prej 172 milion lekë”, u shpreh Kumbaro. Do të jetë një vit me përfshirjen e shumë aktorëve, që nga institucionet qëndrore, të bashkitë të cilat janë edhe administruese të pyjeve në territor, te Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura që administron rreth 21,5% të territorit ku një pjesë të madhe e zënë pyjet, tek organizatat dhe shoqëria, me synimin e ripyllëzimit por edhe të ngritjes së ndërgjegjësimit në nivel kombëtar për rëndësinë e pyjeve.

Ministrja Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj deklaroi se së shpejti do t’i drejtohet sërish Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin për të marrë besimin mbi ndryshimet në ligjin e turizmit, për ligjin e “Përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit”, si edhe shtoi se po punohet për strategjinë e re të turizmit 2024-2030.

Related Posts

Deputetja e Vlorës kundër protestës: Shqipëria e Re doli me slogane të vjetra
Lajme

Deputetja e Vlorës kundër protestës: Shqipëria e Re doli me slogane të vjetra

26/06/2026
18.1 vite punë për të blerë një shtëpi/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës
Kryesore

18.1 vite punë për të blerë një shtëpi/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

26/06/2026
U nisën të grabisnin vilën luksoze në Mykonos, dy hajdutët shqiptarë përplasen me policinë greke
Kryesore

Goditet banda e trafikut të drogës në Mykonos, arrestohet shqiptari (Emri)

26/06/2026
Masat për sezonin veror, Lamallari: Siguri më e lartë në destinacionet turistike. Policia monitorim me mjete teknologjike dhe jetski nëpër plazhe
Kryesore

Masat për sezonin veror, Lamallari: Siguri më e lartë në destinacionet turistike. Policia monitorim me mjete teknologjike dhe jetski nëpër plazhe

26/06/2026
Banjat e Bënjës, reagon Rama: Sot është lëshuar një tjetër “raketë” digjitale me “ndihmën” e të njëjtave duar të huaja
Kryesore

Banjat e Bënjës, reagon Rama: Sot është lëshuar një tjetër “raketë” digjitale me “ndihmën” e të njëjtave duar të huaja

26/06/2026
82 vite nga genocidi kundër shqiptarëve të Çamërisë, Bido: Viktimës i mohohet edhe e drejta për të treguar atë që i ndodhi
Kryesore

82 vite nga genocidi kundër shqiptarëve të Çamërisë, Bido: Viktimës i mohohet edhe e drejta për të treguar atë që i ndodhi

26/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Franca triumfon ndaj Norvegjisë, fitore shprese për Senegalin

VIDEO/ Franca triumfon ndaj Norvegjisë, fitore shprese për Senegalin

26/06/2026
Deputetja e Vlorës kundër protestës: Shqipëria e Re doli me slogane të vjetra

Deputetja e Vlorës kundër protestës: Shqipëria e Re doli me slogane të vjetra

26/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al