• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tv Gjirokastra e merr seriozisht Hazbi Kasajn, intervistë speciale mbi 15 minuta për t’i dëgjuar platformën elektorale (VIDEO)

11/06/2019
Tv Gjirokastra e merr seriozisht Hazbi Kasajn, intervistë speciale mbi 15 minuta për t’i dëgjuar platformën elektorale (VIDEO)

Tv publik Gjirokastra në edicionin e sotëm informativ i kishte dedikuar më shumë se 15 minuta hapësirë kandidatit për Bashkinë Këlcyrë, Hazbi Kasaj. Në një lokal, me siguri diku në Këlcyrë, ishte realizuar një intervistë, përmes së cilës tentohej të na paraqitej një Hazbi ndryshe nga ai që ne njohim. Nuk do të përbënte fare problem intervista nëse Hazbi Kasaj do të ishte një kandidat normal.

Ai ka mbi 15 vjet që kandidon rregullisht në çdo palë zgjedhje duke qenë një kandidat qesharak, banal dhe me çrregullime të personalitetit. Si është e mundur që televizioni publik, të cilin ne e financojmë përmes taksave tona, i jep vizibilitet një kandidati atipik që shan e mallkon zgjedhësit e vet në rast se nuk i japin votën? Si është e mundur që deri më tani, nuk janë shfaqur në ekran përmes intervistave kandidatë të tjerë në këto zgjedhje, por paska hapësirë për Hazbi Kasajn? Fjala vjen, është një kandidat tjetër në Këlcyrë nga Bindja Demokratike, partia më e re opozitare në vend. Po një kandidat tjetër ka edhe në Tepelenë.

Nëse do të tallësh trapin me zgjedhjet dhe ta qesharakëzosh fushatën elektorale, shfaq në ekran Hazbi Kasajn apo kandidatë të tjerë banalë. Nuk do të përbënte asnjë problem nëse Hazbi Kasaj shfaqej në një emision me natyrë humoristike në Tv Gjirokastra, por t’i japësh mbi 15 minuta intervistë në edicionin e lajmeve dhe madje ta fushës në rubrikën speciale, është realisht shpërdorim i frekuencave dhe kohës televizive. Hazbi Kasaj vërtet shfaqet tek Ermal Mamaqi apo në ‘Fiks Fare’ si programe satirike, por nuk i bën TCh ose Klan intervistë 15 minuta duke e ‘paketuar’ si kandidat normal për shikuesit.

Për çudi, dukej se intervistën me Hazbi Kasajn, kandidatin që i uron banorëve të Këlcyrës sëmundjen e kancerit nëse ata s’e votojnë, e kishte marrë shumë seriozisht edhe gazetari. Ndoshta jo me dëshirën e vet e as me egon profesionale, por sepse kështu i është kërkuar. Ai i bën pyetje për programin elektoral, si do ta zhvillojë qytetin, cilat janë prioritetet e tij dhe në fund i kërkon një mesazh për votuesit. I vetmi lajm në këtë intervistë është se Hazbiu nuk është pyetur për tre gjërat prej të cilave ai është bërë i njohur; legalizimi i kanabisit, transporti i qumështit me dron dhe hapja e një shtëpie publike në Këlcyrë.

Mos e shpërdoroni kohën televizive me intervista banale duke i dhënë zë cdo idioti që kap një parti dhe bëhet kandidat. T’u paraqesësh votuesve një kandidat si Hazbiu s’ke bërë gjë tjetër veçse godet besimin tek zgjedhjet, tek vota si instrumenti kryesor në demokraci. Fakti që ne kemi kandidatë si Hazbi Kasaj dhe madje iu japim hapësirë televizive, nuk tregon pluralitet e as progres, por derexhenë se ku kemi rënë si shoqëri. Në videon më poshtë, tek minuti i 30, nis intervista speciale e Tv Gjirokastra me Hazbi Kasajn.

©argjiroja.net 

Related Posts

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron
Kryesore

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

02/09/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në 3 qarqe

02/09/2026
Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari
Kryesore

Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari

02/09/2026
Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar
Kryesore

Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar

01/09/2026
Kryesore

Ndryshon mosha për pranim në Policinë e Shtetit, Ministri i Brendshëm firmos urdhrin: Mund të aplikojnë edhe persona deri në 40 vjeç (VIDEO)

01/09/2026
U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dorëzohet Alvarez, i jep fund “luftës” me Atletico-n, del në stërvitje – Balkanweb.com – News24

02/09/2026
Goditje për Ernest Muçin, Trabzonspor shkarkon trajneri Tekke – Balkanweb.com – News24

Goditje për Ernest Muçin, Trabzonspor shkarkon trajneri Tekke

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al