• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U arratis nga burgu në Francë, shqiptari kapet me kokainë në Selanik

22/03/2024
U arratis nga burgu në Francë, shqiptari kapet me kokainë në Selanik

Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar me precedentë të shumtë penalë dhe të arratisur nga një burg në Francë. Ai është kapur bashkë me një shtetas grek duke transportuar mbi 1 kg kokainë.

Ngjarja ka ndodhur në Thermi të Selanikut rreth orës 11.30 të ditës në djeshme, kur policia ka ndaluar për kontroll automjetin më targa EHA-3962.

Gjatë kontrollit, drejtuesi i mjetit deklaroi të dhëna të rreme identiteti dhe u tregoi punonjësve të policisë dokumente të falsifikuara dukshëm, pra një pasaportë greke me identitetin D.V, lindur më 7.7.1983 dhe leje drejtimi greke me te njëjtin informacion si me sipër.

Më pas, gjatë kontrollit të kryer në brendësi të mjetit, u gjet ndër të tjera 1 qese me lëndë narkotike kokainë në formën e një “guri” me peshë 1 kg 62.2 gramë.

Përveç dokumenteve të falsifikuara, drejtuesit të mjetit i janë gjetur dhe sekuestruar edhe 2 telefona celularë, ndërsa pasagjerit të identifikuar si A.P, 51 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një shumë prej 3784 euro.

Gjatë kontrollit të banesës së drejtuesit të mjetit, janë gjetur dhe sekuestruar 3 peshore precize, një shumë prej 5640 euro dhe një sërë dokumentesh dukshëm të falsifikuara, ndërsa në shtëpinë e A.P, u sekuestruan 5 gram lëndë kokainë dhe 24.400 euro.

Nga verifikimet e kryera nga policia, ka rezultuar se identiteti i vërtetë i drejtuesit të mjetit është A.I, shtetas shqiptar, 41 vjeç, banues në Panoramatos.

Nga verifikimet rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër-arresti i Prokurorisë së Athinës për krimet e organizatës kriminale, falsifikim, dëshmi e rreme. Ai rezulton me precedentë penalë në Greqi për organizatë kriminale, falsifikim, dëshmi e rreme, zhvatje, grabitje, vjedhje të rëndë, zjarrvënie dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa në mars 2016 është arrestuar në Francë së bashku me A.P për trafik droge dhe në muajin maj të të njëjtit vit, ai është arratisur nga burgu francez.

Related Posts

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës
Kryesore

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni
Kryesore

SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

22/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit
Lajme

Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Lajme

Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tenis/ Drejt rikuperimit, Sinner në “garë me kohën”, prioritet rikthimi i tij në 100%

Tenis/ Drejt rikuperimit, Sinner në “garë me kohën”, prioritet rikthimi i tij në 100%

23/09/2026
Skenar i çmendur nga Anglia, Haaland mendon largimin, Bayern në “dritare” – Balkanweb.com – News24

Skenar i çmendur nga Anglia, Haaland mendon largimin, Bayern në “dritare” – Balkanweb.com – News24

23/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al