Një 26-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës pasi u kap me pasaportë të falsifikuar. Në pranga ka rënë shtetasi V. R. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pasaporta.
“Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. R., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë”. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
NJOFTIMI
Paraqiti pasaportë të falsifikuar tek shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije, vihet në pranga 26-vjeçari kosovar.
Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, gjatë procedurës së regjistrimit në dalje të RSH-së, të shtetasit kosovar V. R., kanë konstatuar se pasaporta e paraqitur nga ky shtetas ishte e falsifikuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pasaporta.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. R., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.