• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Udhëzimi i kryeprokurorit Çela: Të pushohen çështjet që përfitojnë nga amnistia e vitit 2026

16/08/2026
Udhëzimi i kryeprokurorit Çela: Të pushohen çështjet që përfitojnë nga amnistia e vitit 2026

Sërish gjyqësori po i zbardh vendimet me vonesë. Kjo ankesë vjen nga të dënuar, të cilët, duke vënë në dijeni Avokatin e Popullit, i shpjegojnë se po zvarriten pavarësisht se ligji i amnistisë 2026, për të shmangur një ngërç të tillë, përfshin edhe rastet kur vendimet nuk janë arsyetuar.

Në këtë fashë përfshihen shtetasit që ishin nën gjykim dhe u shpall vendimi ndaj tyre brenda datës 31 maj, me konsideratën se qytetari ka të drejtë të heqë dorë nga apeli kur krimi që ka kryer është mes veprave të amnistuara.

Ndërkohë, siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, prokuroritë, të cilat kanë nën ndjekje penale krimet që amnistohen ose që përfaqësojnë akuzën e shtetit në gjykatë, nuk kanë kryer ende raportimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme mbi volumin e dosjeve që mbyllen përfundimisht.

Në total, përpara se ligji të hynte në fuqi, ishte parashikuar që të mbyllen me falje gati 10 mijë hetime, kryesisht aksidente pa pasojë, drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërtimet pa leje dhe kundërvajtjet.

Në udhëzimin e firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm, prokurorëve u kërkohet që të vendosin ose të pushojnë akuzat penale, ose të mos fillojnë procedimet mbi kallëzimet për veprat e ndodhura deri në datën 31 maj dhe që përfshihen nga amnistia. Bëhet fjalë për krime që parashikojnë dënim deri në tre vjet burg, me përjashtim të subjekteve që nuk përfitojnë.

Në udhëzimin e Prokurorit të Përgjithshëm u thuhet prokurorëve se çfarë hapash duhet të ndjekin. Për t’i zgjidhur në këtë rrugë, u kërkohet prokurorëve edhe mbyllja e çështjeve që përfshihen në amnisti, por që janë pezulluar më herët për shkak të mosgjetjes së autorëve.

Nuk ka një numër se sa është shifra e çështjeve që amnistohen në këtë mënyrë, por do të ndikojnë në backlog-un që ka ndikuar edhe akuzën.

Pritet që në muajin shtator, sipas këtij udhëzimi, drejtuesit e të gjitha prokurorive të informojnë Prokurorin e Përgjithshëm për numrin e shtetasve përfitues, çështjet e mosfilluara, të pushuara në hetim dhe gjatë gjykimit.

Related Posts

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik
Kryesore

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

16/08/2026
“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës
Kryesore

“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës

16/08/2026
Fluks i lartë në dy pikat kufitare me Greqinë, mbi 23 mijë shtetas kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën
Kryesore

Fluks i lartë në dy pikat kufitare me Greqinë, mbi 23 mijë shtetas kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

16/08/2026
Situata me zjarret/ Ministria: 31 vatra vetëm të shtunën, 11 ende aktive
Kryesore

Situata me zjarret/ Ministria: 31 vatra vetëm të shtunën, 11 ende aktive

16/08/2026
Dy muaj më parë Forbes shkruante për misionin e shqiptarit për të parandaluar sëmundjet, sot zemra e Arlend Gjonit pushoi së rrahuri
Lajme

Dy muaj më parë Forbes shkruante për misionin e shqiptarit për të parandaluar sëmundjet, sot zemra e Arlend Gjonit pushoi së rrahuri

16/08/2026
Goditet organizata kriminale, trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Turqisë
Kryesore

Goditet organizata kriminale, trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Turqisë

15/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

16/08/2026
“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës

“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës

16/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al