Nëse sheh mediat ukrainase, takimi Trump-Zelensky u raportua në mënyrë mjaft të drejtë dhe të matur.
Ata thjesht iu referuan një marrëveshjeje mineralesh që nuk ishte nënshkruar dot.
Por sigurisht që është mënyra spektakolare se si rrodhën gjërat në Zyrën Ovale, që ka shokuar shumë njerëz, me disa që shprehin tronditjen e tyre në internet.
Këtu në Kiev, njerëzit me të cilët folëm, janë në fakt mjaft krenarë për mënyrën se si Volodomyr Zelensky u përball ndaj një sulmi thuajse të koordinuar me të bërtitura nga presidenti dhe zëvendëspresidenti i SHBA.
Megjithatë, kjo ishte një vizitë me pritshmëri të larta për liderin e Ukrainës. Ajo nuk ishte thjesht për minerale apo para.
Bëhej fjalë për përpjekjen për të angazhuar Donald Trump në krijimin e një bashkëpunimi më të thellë me Ukrainën, i cili mund të arrijë në ato që quhen garanci sigurie – premtime ushtarake që mbështesin çdo armëpushim të ardhshëm.
Sepse besimi këtu, në thelb, është se pa mbështetjen e Amerikës si një rrjet sigurie, çdo armëpushim nuk do t’ia vlente as letrën mbi të cilën është nënshkruar.
Evropa, me vetëdijen e saj, po përpiqet ta mbushë atë boshllëk dhe Ukraina ka pasur gjithmonë nevojë për ndihmë të jashtme ndërkohë që ka luftuar.
Kjo e lë Ukrainën në një rrugë të rrezikshme me një destinacion ende të panjohur. Por nga sot, ajo mund ta humbasë këtë luftë.
BBC