• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ushtarët grekë në tokën shqiptare, si quheshin dhe a i lyenin vërtet buzët me të kuq?

26/01/2018
Ushtarët grekë në tokën shqiptare, si quheshin dhe a i lyenin vërtet buzët me të kuq?

Nga Ermir Hoxha

Tashmë që temë dite është dhe çështja e zhvarrimit të eshtrave të ushtarëve greke në tokën shqiptare, përgjatë luftës italo-greke, kujtojmë se shumë pak informacion kemi mbi atë luftë, detajet, të veçantat, ndonjë personazh, si dhe kontekstin. Fjala vjen, historiografia shqiptare pothuajse nuk është marrë fare me atë që përflitet nga disa zëra, se ata ushtarë ishin njëherësh dhe shkelës të integritetit territorial, a thënë më rëndë, pushtues. Javë më parë, ishte Abdi Baleta ai që tha ushtria greke hyri në territorin shqiptar duke pretenduar se kishte hyrë në Vorio-Epir, me synimin pra për ta mbrojtur këtë të fundit nga pushtimi italian. Thuhet se nga dy palët, si ajo greke e si ajo shqiptarë, sa i përket historiografisë, ka pasur një pakt të heshtur për të mos e ngacmuar si zhvillim. Me të lidhet dhe vrasja e Daut Hoxhës, një figure emblematike që ngërthente afërsinë por dhe problemet mes dy fqinjëve.

E ndërsa historiografia pra nuk na ofron qoftë dhe një kapitull raportues, gjen ca pak lëndë në memuaristikë mbi çfarë ndodhi në tokën shqiptare. Janë kujtimet e Xhiani Granxotos, ish-ushtar italian, i cili në librin e tij “Vjosa ime e dashur”, rrëfen mbi ditët e netët e luftës me grekët, të vendosur në Tepelenë, Dragot, Lekdush e Golik. Prej tij mësojmë përshembull se ushtarët grekë quheshin “evzonë”. “Kemi zënë një rob. I ndodhi togerit Biondi. Natyrisht, toger Biondit, trimoshit. Por nuk ndodhi as nga guximi e as nga aftësia. Vetëm një e qëlluar fati, rastësisht. Biondi ishte jashtë, në patrullim, në zonën asnjëanëse. Dëborë, ftohtë prej qeni, qetësi. Në një çast ndihet një çukërmim, zhurmë e thundrave të një mushke dhe e fërkuara e këpucëve në borë. “Kush kalon atje?”, foli rreshteri i patrullës. Zhurmat pushuan menjëherë. Togeri përsëriti pyetjen në mënyrën më të thatë dhe urdhërore: “Kush kalon atje?” Nga errësira dolën përpara hije. Ushtarët drejtuan pushkët gati për të qëlluar. Një burrë i vogël me fytyrë të trembur, duart lart, me kapistallin e mushkës të futur në kyçin e dorës së djathtë, u paraqit mëdyshës para patrullës së Biondit me kafshën që e ndiqte nga pas. Vetëm ata të dy: përcjellësi dhe mushka. Uniforma e burrit ishte me ngjyrë të dheut, ngjyra e ushtarëve grekë. Një armik. U dorëzua menjëherë. Kushedi se ku po e çonte mushkën, kishte humbur rrugën, kishte gabuar drejtim.

I burgosuri u vendos në një çadër dhe ruhej me roje të armatosura. Sot në mëngjes koloneli, porsa u njoftua, deshi ta shikonte. U procedua në një marrje në pyetje të vërtetë, me shumë fjalë. Koloneli i dinte prej fletëve tona të matrikullit se unë isha i diplomuar në letërsi. Më pyeti nëse dija greqisht. “Atë antiken”, iu përgjigja. Sipas mendimit të tij greqishtja modern nuk ndryshonte shumë nga ajo e Aristotelit. Kështu u thirra si përkthyes. Filluam me emrin, mbiemrin, regjimentin. Ushtari quhej Dhimitër Spiros, i regjimentit nr.39 të evzonëve”, shkruan diku në libër Granxoto. Dhe diku më tutje, has një detaj mbi evzonët, dalë nga komunikimi mes vetë italianëve.

“Altieri na informon se qysh dje kemi përkarshi nesh regjimentin 39 të evzonëve. Unë për evzonët dija vetëm se ishin ushtarë të veshur me funde të shkurtra të bardha, me pala. Dikush më pat thënë se i lyenin buzët me të kuq. Altieri na paralajmëroi që të mos u besonim këtyre përrallave. “Janë ushtarë të zotë, më të mirët e ushtrisë greke. Luftojnë deri në vdekje”. Këto e ca të tjera shkruan Granxoto për atë luftë ku i ra fati të ishte, në tokën shqiptare, ku më shumë se me grekët merret pikërisht me fatin e tij e të të tjerëve si ai, gjendur në jug të Shqipërisë. (Tesheshi.com)

Related Posts

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

19/03/2026
Çfarë ndodhi? Demi Lovato anulon koncertet për arsye shëndetësore

Demi Lovato: Më parë hyja në dyqanin ushqimor dhe qaja

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al