Pas emërimit si prefekt i qarkut Vlorë, ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, tashmë merr pjesë edhe në takimet e organizatave socialiste.
Me drejtuesin politik të PS, Blendi Klosi, Tavo ka zhvilluar disa takime me socialistët e Himarës. “PS është forca e shumicës, e cila sot kërkon të bëhet çdo ditë e më shumë forca e kujtdo”, shkruan Klosi teksa publikon foto nga këto takime.
Emërimi i Vangjel Tavos si prefekt i Vlorës është parë si një lëvizje që ai të komandohet më pas në krye të Bashkisë Himarë ose të jetë ndoshta edhe kandidati zyrtar i PS kur të ribëhen zgjedhjet në këtë bashki.
Ky skenar është raportuar fillimisht nga mediat greke. Vetë Tavo më vonë e mohoi duke thënë se s’kishte më asnjë dëshirë të merrej me politikë. ©Argjiroja.net