• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vdekja misterioze e shqiptares në Trikalla, dalin fakte të reja, nën vëzhgim një 30-vjeçar

28/07/2020
Vdekja misterioze e shqiptares në Trikalla, dalin fakte të reja, nën vëzhgim një 30-vjeçar

Personi që do të “zhbllokojë” sekretet që çuan në vdekjen fatale të një vajze 16-vjeçare shqiptare në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, duket se është gjetur nga policia në Trikala. Megjithëse vdekja e vajzës fatkeqe fillimisht i atribuohej vetëvrasjes, dosja e çështjes po pasurohet me fakte të reja, siç është një video me lëvizjet e fundit të së miturës nga Shqipëria, video e regjistruar duke shkuar në kishë, atje ku edhe u gjet e vdekur.

Policia greke ka vënë nën vëzhgim një bashkatdhetar 30-vjeçar, të cilin e ndjera e takonte shpesh kohët e fundit para vdekjes së saj misterioze. Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar nuk është thirrur ende nga policia për t’u marrë në pyetje, por kjo pritet të ndodhë shumë shpejt.

Kjo për shkak se oficerët e policisë që merren me çështjen, së pari presin të marrin lejen nga gjykata për të ndërhyrë tek bisedat telefonike të vajzës, për të zbuluar se me kë kishte bërë thirrje 16-vjeçarja dhe me kë kishte shkëmbyer sms nga telefoni i saj.

Përveç kësaj, ata po përpiqen të zbulojnë se kush i posedon telefonat mobil, vendet e të cilave janë regjistruar në zonë nga mbrëmja e së martës, 14 korrik deri në orët e para të së mërkurës, 15 korrik, kur Maria fatkeqe u gjet e vdekur para kishës.

Sipas vlerësimeve të avokatit të familjes, Dimitris Samartzis, përgjigjet e para nga heqja e intimitetit të telefonit dhe “skanimi” i sinjaleve të telefonave të tjerë celulare pritet të mërkurën ose të enjten.

“Është e rëndësishme të gjesh në fazën e parë të gjitha sinjalet e telefonisë celulare nga të gjitha kompanitë telefonike që transmetojnë në vendet ku u gjet 16-vjeçarja”, tha avokati i njohur.

Policia e konsideron gjithashtu të rëndësishme deklaratën e së ëmës, se në natën fatale që po kthehej në shtëpi nga puna, ajo dëgjoi ulërimat e një vajze që po luftonte me një burrë në sheshin Vouvis, afër kodrës, ku vajza e saj u gjet e vdekur.

Siç deklaroi ajo, zëri dukej si ai i Marias, megjithatë nuk u interesua më tej pasi besonte se vajza ishte në shtëpi. Po ashtu, është ekzaminuar dëshmia e një gruaje, e cila pohoi në dëshminë e saj se në orët e para të së mërkurës, 15 korrik, ajo pa se Maria po vraponte duke qarë në një rrugë kryesore në Trikala, padyshim e mërzitur dhe në një gjendje të keqe psikologjike. Sidoqoftë, përshkrimi që ajo dha për rrobat e saj nuk përputhet me atë që kishte veshur vajza fatkeqe.

Related Posts

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës
Kryesore

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës

31/10/2026
Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)

31/10/2026
Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit
Kryesore

Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit

31/10/2026
Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës
Kryesore

Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës

31/10/2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë
Kryesore

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

31/10/2026
Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën
Kryesore

Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën

31/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Region’s Cup/ Kombëtarja e Shqipërisë luajti ndeshjen e dytë me Italinë – Balkanweb.com – News24

UEFA Region’s Cup/ Kombëtarja e Shqipërisë luajti ndeshjen e dytë me Italinë – Balkanweb.com – News24

01/11/2026
VIDEO/ Arsenali feston në “Anfield”, Havertz nderon kampionët e Anglisë

VIDEO/ Arsenali feston në “Anfield”, Havertz nderon kampionët e Anglisë

01/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al