Vende të lira pune në Dogana. Doganat kanë shpallur 33 vende të lira pune të pasqyruara të gjitha në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
E përmes njoftimeve të njëpasnjëshme, Doganat kanë bërë me dije se kërkohen përgjegjës në sektorët si:
Task Forcë
Drejtorinë e Hetimit
Sektorin Operativ Antitrafik
Drejtorinë e Antitrafikut
Trafiqeve të Paligjshme
Kontrollit të Deklameve CASH.
Është shpallur i lirë edhe vendi i punës për inspektor Antikontrabande në fushën e Antikontrabandës Detare si dhe 5 vende pune për inspektor në Anikotranbandën Tokësore.
14 vende të lira janë publikuar edhe për pozicionin Doganier Peshore/ Pikë Kontrolli përkatësisht, konkretisht në Zyrën Doganore Hani i Hotit, Beratit, Kakavijës, Qafë- Botë, në atë të Magazinimit të Përkohshëm, Tiranë, Tushemisht, Zyrën e Operacioneve Doganore Korçë dhe Sektorin Doganor Ballsh.
Krahas tyre, është shpallur i lirë, edhe pozicioni Përgjegjës Sektori në Sektorin e Koordinimit dhe Operativitetit në terren, në Drejtorinë e Antikontrabandës dhe në Sektorin e Koordinimit për Mashtrimet Fiskale, në Drejtorinë e Hetimit.
Të gjithë ata të cilët duan të bëhen pjesë e konkurrimit duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin e kërkuar për secilin pozicion brenda datës 20 mars 2018.