Ajo çka ka mbetur pas nga shpërthimi që tronditi Lushnjës, janë rrënoja të shumta. Në vendin e ngjarjes duket si një arenë lufte dhe madje ka edhe një gropë në tokë që ka mbetur pas nga shpërthimi.
Vendi i shpërthimit në Lushnjë me 2 të vdekur dhe 7 të
Nga pamjet e LSA shihen ndërtesa të shkatërruara.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.
Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.
Nga ngjarja mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën edhe 7 të tjerë, përfshirë deputetin socialist, Bujar Çela.