• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

VIDEO/ Ja çfarë thonë në Gjirokastër për çështjen e Arkivit

10/03/2018
VIDEO/ Ja çfarë thonë në Gjirokastër për çështjen e Arkivit

Me urdhër të drejtorit të Arkivit Qendror, Ardit Bido janë duke u mbyllur disa arkiva rajonalë, përfshi edhe ai i Gjirokastrës, për t’u shndërruar në zyra të thjeshta ku aplikohet për të kërkuar dokumenta, që më pas do të mbërrijnë me postë. Por, qytetarët mendojnë se kjo zhvendosje po largon gjithë vëmendjen nga Gjirokastra dhe po e kthen atë në një periferi.

“Të shkoj të bëj dokumente nga Lushnja, nuk ia vlen barra qiranë. Ky është një vendim shumë i nxituar, i papranueshëm. Ka të bëjë me vlera historike të qytetit, jo me një dokument që nëse nuk e bën në Gjirokastër, nuk ka gjë se e bën në Lushnjë”, thonë qytetarët.

Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”, Prof. Dr. Bektash Mema thotë se dokumentat e rëndësishme meritojnë arkivim në kushte më të përshtatshme: “Studiuesi e gjen dokumentacionin atje ku është. Nëse është studiues, e gjen në Gjirokastër, Tiranë apo jashtë vendit”.

Por, për Agron Kokalarin, profesor i fizikës për dekada me radhë, zhvendosja e arkivit po e fyen qytetin: “Zhvendosja e arkivit nga Gjirokastra është vazhdim i shkatërrimit të Gjirokastrës. Spitalin dhe Universitetin ia hoqën tashmë”.

Jaho Çabaj, etnolog, i cili e ka përdorur vazhdimisht arkivin, thotë se nisma është e pamenduar mirë: “I sjell një dëm shumë të madh perspektivës së zhvillimit kulturor dhe ekonomik Qarkut të Gjirokastrës. Rrit kostot e punimeve të kërkimeve shkencore dhe kostot për qytetarët që duan një dokument”. Me largimin nga qyteti të arkivit, Gjirokastra po humbet një tjetër institucion dhe pjesë të rolit të saj si qendër administrative në jug./tch

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Show i Realit, triumfon ndaj Interit në Champions, ia dalin edhe City e Dortmund

09/09/2026
VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al