• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

VIDEO/ Rrëfehet vajza nga Gjirokastra: Si nisa të luaja lojën e rrezikshme “Balena Blu”

14/06/2017
VIDEO/ Rrëfehet vajza nga Gjirokastra: Si nisa të luaja lojën e rrezikshme “Balena Blu”

Vajza adoleshente nga Gjirokastra rrëfen për Top Channel sesi e perfshinë njerëz të panjohur në internet në lojën vrasëse Balena blu.

Ajo tregon sesi dëmtonte veten fizikisht dhe i dërgonte foto kriminelëve në distancë. Dhe sesi u zbulua nga mësuesja e shoqet. Adoleshentja paralajmëron moshatarët t’i rrinë larg lojës që mund t’u marri edhe jetën.

“Kam lozur lojën Balena Blu e cila është një lojë e rrezikshme.
Kam luajtur në telefonin e shoqes sime e cila e kishte si aplikacion në telefon dhe bashkë me atë luajtëm. Pasi nisëm ta luanim këtë lojë të rrezikshme ka qenë shumë e vështirë për ta lënë, pavarësisht se informacionet i kam marre pasi kam nisur ta luaj lojën. Por ka qenë shumë e vështirë për ta lënë. Loja na kërkonte disa veprime të rrezikshme për ta bërë si për shembull, të kërkonte informacionet e tua si emri, ditëlindja, mosha, emrat e prindërve dhe informacione rreth vetes. Të kërkonin fotot e tua dhe të prindërve. Komunikimi bëhej në anglisht jo shqip, se ajo lojë nuk është bërë këtu. Gjithashtu kërkonte të gjuaje veten me shpullë dhe që të ishte i sigurt të kërkonte foto. Kërkonin të rrije pa bukë, të zgjoheshe në ora 4.00 të mëngjesit, ose të presësh duart në formën e balenës ose damarët.
Aktualisht unë kam arritur në nivelin 33 që të kërkonte të prisje damarët gjë që unë nuk e arrita dhe pata guximin që para një dite, pra para se të shkoja në nivelin 33 u kam thënë shoqeve se e luaj këtë lojë, nuk e di si po ai më kishte kërkuar që të mos i tregoja njeriu. Dhe shokët e mi menduan që të premten që s’kisha shkuar në shkollë mos më kishte ndodhur ndonjë gjë dhe lajmëruan mësuesen dhe i thanë se unë e përdorja këtë lojë të rrezikshme. Dhe ajo më ka ardhur në ndihmë dhe e denoncoi edhe në polici këtë lajm.
Ju them të gjithë bashkëmoshatarëve dhe prindërve që të mos e luajnë këtë lojë se është e rrezikshme dhe janë të gjitha të verteta dhe ata të thonë që nëse vdes fiton lojën ose ngjallesh prapë, gjë që s’është e vertëtë se unë s’kam parë njeri që të ngjallet. Dhe nëse në rrjetet sociale ju flet Balena Blu, se ju flet edh aty dhe ju merr edhe numrin e telefonit, ju duhet t’i thoni “jo” ose të shkoni në polici ta denonconi”, rrëfen vajza./Tch.

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nis epoka “Klopp”, Gjermania me “fytyrë” të re, tekniku thërret 44 futbollistë (FOTO)

Nis epoka “Klopp”, Gjermania me “fytyrë” të re, tekniku thërret 44 futbollistë (FOTO)

17/09/2026
Spalletti-Amorim në dyshim, Conte qëndron në pritje – Balkanweb.com – News24

Spalletti-Amorim në dyshim, Conte qëndron në pritje

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al