• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Virusi doli nga laboratori/ Si po e manipulon Kina të vërtetën

28/05/2021
Virusi doli nga laboratori/ Si po e manipulon Kina të vërtetën

BILD

Aktualisht kjo është një nga pyetjet më të rëndësishme të njerëzimit: A u prodhua koronavirusi në një institut virologjie në Wuhan? Por kur bëhet fjala për Pekinin, origjina e pandemisë duhet të mbetet e mbuluar përgjithmonë.

Siç zbuloi gazeta ‘Wall Street Journal’, duke cituar raporte të inteligjencës amerikane, tre studiues nga laboratori i Wuhan-it u trajtuan në spital në nëntor të vitit 2019. Disa javë përpara se të bëhen të njohura rastet e para me korona në qytet.

Të mërkurën, presidenti i SHBA, Joe Biden udhëzoi aparatin e shërbimit sektet që të përdorte të gjithë forcat për të përcaktuar origjinën e vërtetë të virusit dhe të paraqiste një raport brenda 90 ditësh.

Gjithmonë e më shumë prova sugjerojnë se pandemia vdekjeprurëse nuk ishte një ngjarje tragjike natyrore. Se virusi korona nuk kaloi papritur nga lakuriqët e natës te njerëzit- por përkundrazi pushtoi botën pas një aksidenti laboratorik në Wuhan.

Por regjimi kinez po lufton ashpër kundër çdo qartësimi.

Ambasadori i Kinës në Uashington tha se Biden ka nisur një fushatë shpifjesh me teori konspirative.

Kjo nuk është gjë e re për profesor Roland Wiesendanger, nga universiteti i Hamburgut. Nano-shkencëtari ka përpiluar qindra prova në favor të tezës së aksidentit laboratorik dhe i publikoi ato në shkurt.

Për gazetën BILD, Wiesendanger shpjegon se si Kina po lufton për të mbuluar të vërtetën. “Pekini ka përndjekur dhe ka burgosur gazetarët që donin të raportonin për lidhjen mes shpërthimit të koronas dhe laboratorit virologjik në Wuhan”.

Të gjithë ata që flasin për teorinë e laboratorit janë etiketuar si racistë dhe konspiracionistë. Kështu ndodhi edhe me ish-presidentin e SHBA, DOnald Trump, i cili tha verën e shkuar se virusi doli nga laboratori.

Profesori nga Hamburgu akuzon edhe shkencëtarët kinezë të laboratorit për manipulim. “Që në shtator 2019, sasi të mëdha të dhënash rreth virusit korona janë zhdukur. Deri më sot nuk është e mundur të shihen se cilat viruse korona po hulumtoheshin së fundmi aty”.

Wiesendanger bën apel për të bërë gjithçka që të zbardhet origjina e vërtetë e virusit korona. “Kjo do të shërbejë si një paralajmërim për njerëzimin: nëse nuk zbardhet e vërteta, atëherë së shpejti do përballemi me katastrofën e radhës”.

Related Posts

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba
Kryesore

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

23/07/2026
Drama e emigrantit shqiptar me nusen: I dashur, unë do të bëhem burrë!
Kryesore

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

23/07/2026
Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë
Kryesore

Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë

23/07/2026
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zyrtare/ Jürgen Klopp merr drejtimin e kombëtares gjermane, firmos deri më 2030-ën

Zyrtare/ Jürgen Klopp merr drejtimin e kombëtares gjermane, firmos deri më 2030-ën

24/07/2026
E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares

Jashtë planeve të Inter-it, Kristjan Asllani mund të qëndrojë në Serie A

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al