Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias e ka nisur vizitën e tij zyrtare në Tiranë me kreun e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri.
Në një postim në Twitter, Dendias ka ndarë foto nga takimi, ndërsa shprehet se me Belerin kanë diskutuar sa i takon problematikave të minoritetit grek në Shqipëri.
“Në nisjen e vizitës time në Tiranë, u takova me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, i cili më informoi mbi çështjet dhe problematikat e minoritetit grek në Shqipëri”, shkruan ai.
Kujtojmë se Dendias do të zhvillojë më pas takim me kryepeshkopin Anastas Janullatos, kryeministrin Edi Rama dhe homologen e tij, Olta Xhaçka.
Sakaq, në orën 12:00, Dendias dhe Xhaçka do të dalin në një konferencë për mediat.