• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja në Kolumbi e shqiptarit nga Saranda, ja çfarë informacionesh ka diplomacia shqiptare

15/04/2018
Vrasja në Kolumbi e shqiptarit nga Saranda, ja çfarë informacionesh ka diplomacia shqiptare

Amerika Latine është rikthyer sërish në vëmendje pasi një tjetër shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë në një atentat tipik mafioz, pak ditë më parë në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota. Bëhet fjalë për sarandjotin Adriatik Lagji, i cili prej vitesh jetonte në këtë shtet, ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me motivet e vrasjes së tij, edhe pse dyshimet e para bien mbi lidhjet e mundshme me trafikun e drogës.

Por ndër vite, shtetet e Amerikës Latine, veçse kanë eksportuar kokaine drejt Europës, kanë importuar dhe persona me të dhëna të forta kriminale. Të paktën 6 atentate janë regjistruar vitet e fundit në Kolumbi e Ekuador, ku objektiva kanë qenë shtetas shqiptar. Por pavarësisht këtyre shifrave, të cilat për një vend si Shqipëria nuk janë të vogla, nga informacionet që disponon Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, situata është mëse normale. Shqipëria ka përfaqësi diplomatike vetëm në Brazil, përfaqësi e cila mbulon dhe shtetet e tjera të Amerikës Latine.

Në një përgjigje për Vizion Plus, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka bërë një pasqyrë të situatës në këto vende dhe të shtetasve shqiptarë që kanë probleme me drejtësinë. Sipas informacioneve që kemi deri në fund të vitit 2017, në Brazil ndodheshin 3 të burgosur, në San Paolo për çështje narkotikësh, por Ambasada nga viti 2016 e në vijim nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet e Brazilit. Ambasada ka një bashkëpunim të përhershëm me të gjitha vendet e Amerikës Latine që kanë Selitë e tyre në Brazilia lidhur me numrin e shqiptarëve, situatën e tyre me drejtësinë, etj. Nga përgjigjet e marra nga disa vende duke përfshirë Kolumbinë, Republikën Dominikane, Paraguai, etj nuk rezulton të ketë shqiptarë të ndaluar apo me probleme me drejtësinë. Atentati i fundit në Bogota vjen pas bllokimit të 613 kg kokainë në Durrës, e që ishte nisur pikërisht nga Amerika Latine, ndonëse nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën./lapsi

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

08/09/2026
VIDEO/ AEK fiton pa Strakoshën në Champions, Aston Villa feston në Belgjikë

VIDEO/ AEK fiton pa Strakoshën në Champions, Aston Villa feston në Belgjikë

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al