• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zamira Rami ‘ikën’ nga LSI, shfaqet në krah të Ramës në llogaridhënien e qeverisë. Pazar për të rikandiduar nga PS-ja?

21/05/2018
Zamira Rami ‘ikën’ nga LSI, shfaqet në krah të Ramës në llogaridhënien e qeverisë. Pazar për të rikandiduar nga PS-ja?

Ahile Deçka, kryetari i Bashkisë Dropull, nuk ishte i vetmi që shkoi në takimin e kryeministrit Edi Rama. Njësoj si ai veproi edhe Zamira Rami, madje qëndroi shumë më afër Ramës në takimin e llogaridhënies publike të qeverisë. Kryebashkiakja e Gjirokastrës, me siguri që është e para kryetare bashkie nga partitë e opozitës që shkon në takimin e llogaridhënies së qeverisë. Prania e saj në podium krah kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të mazhorancës, shkaktoi jo pak habi. Rrethanat se përse ndodhi kështu janë ende të paqarta, por simbolika e prezencës së saj aty është shumë e fortë.

A mos është duke u përgatitur terreni që Zamira Rami të ‘dezertojë’ nga radhët e LSI-së, në këmbim të rikandidimit në zgjedhjet e vitit 2019 si përfaqësuese e PS-së? Është një pyetje, përgjigjen e së cilës s’e themi dot me siguri në këtë moment, por edhe në këtë rast ka zëra që flasin se Zamira Rami do të bëjë kapërcimin drejt PS-së. Madje, gojët liga në qytet tregojnë se ndërmjetësi i ‘krushqisë’ në këtë rast është vetë presidenti Ilir Meta. Nga ana tjetër, vetë Zamira Rami artikulon gjithnjë e më shumë tezën se ajo ka ardhur në krye të Bashkisë Gjirokastër si pëfaqësuese e shoqërisë civile.

Pra, Rami nuk do të bëhet ‘pis’ me LSI-në apo të identifikohet si përfaqësuese e saj, ndonëse e vërteta është krejt ndryshe, pasi ajo u emërua Prefekte dhe më pas u zgjodh kryebashkiake nën siglën e LSI-së. Megjithatë do të rrjedhin shumë ujëra deri vitin tjetër. Fundja edhe nëse Zamira Rami kalon me PS-në për të rikandiduar, nuk është rasti i parë dhe me siguri as i fundit. Ka për të qenë thjesht një pazar mes saj dhe Ramës, si plot pazare të tjera që na kanë zënë sytë për 20 e kusur vite në Shqipëri.

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Eliminimi nga Liga e Konferencës, mbrojtësi i Partizanit përfundon në Francë

E ardhmja e dy sulmuesve te Partizani, si paraqitet situata në kampin e kuq

25/08/2026
Inter i “pret biletën” Asllanit, Ausilio i bën dalje: Bën mirë të largohet, ia kemi bërë të qartë

Skenar i papritur, Asllanit i del emri larg Europës, topi i kalon Inter

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al