• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zamira Rami ndan me PD-në ‘tepsinë’ e Bashkisë Gjirokastër, emëron administratorin e ri të Lazaratit

07/03/2018
Pallati që rrezikon shembjen, Zamira Rami s’e prish fundjavën. Dërgon te banorët dy vartësit që nuk merren vesh me njëri-tjetrin

PD dhe LSI nuk janë thjesht dhe vetëm në një koalicion opozitar për të rrëzuar qeverinë ‘Rama 2’, por kanë nisur të ndajnë edhe pushtet me njëra-tjetrën në nivel vendor. Të paktën nëse i referohemi Bashkisë Gjirokastër, ku së fundi kryebashkiakja Zamira Rami ka firmosur emërime të njerëzve nga radhët e PD-së. Konkretisht mësohet se në krye të njësisë administrative Lazarat është emëruar Benard Pollo, i cili mban njëkohësisht postin e kryetarit të PD-së në Lazarat. Pollo zëvendëson kështu Mexhit Jupin e shkarkuar nga Rami pak javë më parë.

Jupi ishte emëruar si përfaqësues i PS-së që prej korrikut 2015 kur Rami mori drejtimin e Bashkisë Gjirokastër. Asokohe PS dhe LSI ishin ende në koalicion. Lëvizja e fundit e kryebashkiakes së Gjirokastrës sigurisht nuk është një vendim vetëm i saj, por fsheh kalkulime më të gjera politike në funksion të së tashmes dhe patjetër të zgjedhjeve të ardhshme lokale. E thënë më thjeshtë, Zamira Rami kërkon të ruajë mbështetjen e PD-së në Këshillin Bashkiak, në një kohë kur rrezikon të humbasë shumicën nga largimi i këshilltarëve të saj.

Tjetra, asaj i duhet PD-ja për betejën e vitit 2019, ku sipas të gjitha gjasave Rami do të kërkojë një mandat të dytë në krye të Bashkisë Gjirokastër. Ndonëse mbetet për t’u parë nëse Partia Demokratike do t’ja japë Gjirokastrën LSI-së apo do të nxjerrë një kandidat të vetin. Kujtojmë që në vitin 2011 PD mbështeti kandidatin e LSI-së, i cili humbi përballë Flamur Bimes. Emërimi i Benard Pollos si administrator i Lazaratit, me siguri do të shoqërohet edhe nga emërime të tjera nga radhët e njerëzve të PD-së në Gjirokastër.

Ka zëra që flasin edhe për një nënkryetar bashkie nga radhët e PD-së, por sidoqoftë duhet të presim. Ajo që dallohet lehtësisht është qasja krejt tjetër që PD ka marrë ndaj Zamira Ramit. Tonet ndaj saj në Këshillin Bashkiak janë zbutur, madje PD u bë iniciatore e një peticioni që mbështeste kërkesën e Ramit ndaj qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Gjirokastër.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Show i Realit, triumfon ndaj Interit në Champions, ia dalin edhe City e Dortmund

09/09/2026
VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al