• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zamira Rami thyen heshtjen, tregon pse shkoi në takim dhe darkë me Ramën

22/05/2018
Zamira Rami ‘ikën’ nga LSI, shfaqet në krah të Ramës në llogaridhënien e qeverisë. Pazar për të rikandiduar nga PS-ja?

Prezenca e kryebashkiakes së Gjirokastrës Zamira Rami në takimin e llogaridhënies së kryeministrit Edi Rama i habiti të gjithë, jo më kot kjo ngjarje u pasqyrua gjerësisht në media, pasi ajo bëhet kështu e para kryebashkiake nga partitë e opozitës që merr pjesë në takimet e Ramës, ku ai flet për sukseset e qeverisë së tij. Ndërkohë që opozita ka tjetër qëndrim ndaj kreut të qeverisë. E gjetur në një situatë të tillë, Zamira Rami është detyruar sot të japë një shpjegim se përse kishte vepruar kështu.

Përmes një deklarate, ku ajo s’i kursen falenderimet për kryeministrin, Zamira Rami tenton ta kamuflojë këtë ngjarje si gjest normal në kuadër të mikpritjes gjirokastrite. Ndonëse mund të jetë edhe kështu, prezenca e saj krah Ramës ka edhe një sfond tjetër politik. Vetë Zamira Ramit i intereson një kalim në radhët e PS-së për të siguruar një rikandidim prej socialistëve në zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjetër, vetë Edi Ramës i intereson për diversion ndaj opozitës. Pasi në këtë mënyrë duke u shfaqur publikisht me njerëz nga radhët e saj, ai delegjitimon në një farë mënyrë akuzat që i adresohen nga LSI dhe PD. Më poshtë reagimi i plotë i kryebashkiakes Zamira Rami.  

Të dashur bashkëqytetarë. Këto ditë kemi mysafir në Gjirokastër Kryeministrin e Shqipërisë dhe kabinetin e tij. Personalisht e quaj tepër të rëndësishme vëmendjen e tyre ndaj Bashkisë tonë pasi jo vetëm në kushtet e sotme, por gjithmonë, bashkëpunimi midis pushtetit qëndror dhe atij vendor, është vendimtar për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së komunitetit.

Personalisht kam ardhur në postin e Kryetares së Bashkisë si propozim i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe politikisht jam dhe do të jem pjesë e kësaj force, por mbi interesat politike unë kam marrë përsipër për të drejtuar Bashkinë, mbi interesat partiake unë kam vendosur dashurinë dhe përgjegjësinë për Gjirokastrën. Nga ana tjetër mendoj se nuk ka asgjë të keqe të përballesh me problemet e njerëzve dhe kur këtë e bëjnë bashkë, njëkohësisht të dy pushtetet nuk lënë vend për hamendje tek njerëzit, prandaj për këtë e falënderoj Kryeministrin që më ftoi të jem pjesë e panelit të llogaridhënies. Çfarë të mire do të kishte Bashkia dhe komuniteti i saj nëse unë do të sillesha ndryshe? Unë jam e qartë në veprimet e mia prandaj për të shuar të gjitha hamendjet e ngritura në disa media mbi takimet dhe të gjithë qëndrimin tim gjatë turit të Kryeministrit dhe Kabinetit Qeveritar, sqaroj se ato kanë të bëjnë, së pari me mikpritjen Gjirokastrite ku mysafiri nderohet dhe nuk i kthehen krahët dhe së dyti sepse vlerësoj se nuk ka më të rëndësishme se vëmendja e Qeverisë ndaj Gjirokastrës. Të gjitha hamendjet e tjera nuk kanë asnjë lidhje me qëndrimin tim. Ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë!

Related Posts

Rama njofton krijimin e një ministrie të re
Kryesore

Rama njofton krijimin e një ministrie të re

09/10/2026
E rëndë në Selanik, vajza shqiptare goditet me thikë nga një person
Kryesore

Bie nga skela ku punonte, humb jetën shqiptari në Selanik

09/10/2026
E rëndë në Greqi/ Shpërthimi në rafineri i merr jetën shqiptarit, një tjetër në gjendje kritike (Emrat)
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Shpërthimi në rafineri i merr jetën shqiptarit, një tjetër në gjendje kritike (Emrat)

09/10/2026
Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje Mirela Kumbaros, Tërmet Peçit dhe Piro Dhimës: Dëgjoni zërin e banorëve, vota juaj është përgjegjësi publike
Kryesore

Albert Malaj: Memaliaj nuk e meritonte pabesinë nga deputetët e qarkut Gjirokastër. Na goditën me thikë pas shpine

09/10/2026
PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki
Kryesore

PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki

09/10/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Leonard Hide kundër shkrirjes së bashkisë: Libohova duhet të ekzistojë

08/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Play-off-i i Botërorit 2027/ Shqipëria lufton deri në fund ndaj Uellsit, kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit

Play-off-i i Botërorit 2027/ Shqipëria lufton deri në fund ndaj Uellsit, kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit

09/10/2026
VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” te Sivasspor

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” te Sivasspor

09/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al