Në plazhin e Livadhit në Himarë po ndërtohet një rrugë që lidh bregun e detit me një tokë brenda në det.
Në faqen “Brryli Broadway” në rrjetet sociale qarkullon një video e filmuar fundjavën e kaluar në Himarë.
Në përshkrimin e videos thuhet se ai që po fut në det kamionë me gurë, po shtron rrugën për të vajtur të toka që ka në pronësi në det.
Siç shihet me nisjen e sezonit veror, po nis edhe “privatizimi” i plazheve publike në bregdetin shqiptar.