• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet operacioni në Sarandë, si u ndërtua pa leje hoteli 7 katësh i sh-drejtorit të ALUIZN-it

14/03/2024
Bllokohet lëvizja e trageteve Sarandë-Korfuz, ja çfarë ka ndodhur

Një hotel 7 katësh në lagjen nr.4 të Sarandës ka qenë shkaku i 11 urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës ditën e djeshme. Hoteli në fjalë, rezulton në pronësi të ish-Drejtorit të ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati. Sipas burimeve, Murati kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues të blerë nga ana e tij, por e kishte rrënuar të gjithin duke e ndërtuar pa leje nga fillimi e duke shtuar më shume kate se sa ekzistuesi. Pas kësaj ai ka arritur ta legalizojë objektin pa leje, hotel i cili është vendosur dhe funksionon si i tillë prej rreth 2 vitesh. Të gjitha këto veprime kanë ndodhur pasi ai e kishte lënë detyrën e drejtuesit të ALUIZNI Sarandë dhe ishte emëruar në një detyrë tjetër drejtuese.

Prokuroria e Sarandës, në kuadër të procedimit penal nr. 37 të vitit 2024, regjistruar për veprën penale “shpërdorim i detyrës” dhe “ndërtim i paligjshëm” parashikuar përkatësisht nga nenet 248 dhe 199/a të Kodit Penal, ka kërkuar dje ndalimin e 11 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve. Nga operacioni policor janë arritur të kapen vetëm 8 prej tyre, konkretisht Ermen Stroka, me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë, Erald Lika, me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë, Ina Papa, me detyrë specialiste në Drejtorinë vendore të DVASHK Sarandë, Viktor Qesari, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë, Tonin Simoni, me detyrë ish inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë, Oltion Durmishi, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë, Denis Balili, me detyrë ish specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë, Manushaqe Saliko, me detyrë ish-specialiste/inspektore në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë.

Tre personat e shpallur në kërkim janë Mariel Murati, pronar i hotelit e njëkohësisht ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë, aktualisht drejtor i FSDKSH Sarandë, Kozeta Statha, ish-Drejtore e ASHK Sarandë dhe Andri Dhima, ish-Drejtor i ASHK Sarandë. Nga 11 personat për te cilët është lëshuar urdhër arresti, Dhima, Statha dhe Balili rezultojnë me masa sigurimi aktive edhe për çështje të tjera penale.

Related Posts

Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

VIDEO/ PSG tregon forcën ndaj Barçës, të mëdhatë shkëlqejnë në Champions

20/10/2026
VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

20/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al