• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohen rrënjët e familjes Terrusi në Gjirokastër (VIDEO)

13/02/2017
Zbulohen rrënjët e familjes Terrusi në Gjirokastër (VIDEO)

Teodor Bilushi, konsull nderi i Italisë në Gjirokastër zbulon shtëpinë ku ka jetuar familja e Aldo Terrusit. Në këtë shtëpi ka jetuar familja e gjyshit te Aldos, arkitektit italian Vitaliano Poselli, që ka ngritur disa shtëpi me rëndësi historike në qytetin e Gjirokastrës. Këtë shtëpi e ka ndërtuar vetë gjyshi i Aldos Poselli dhe familja e tij ka jetuar këtu nga viti 1927 deri në vitin 1936.

“Gjirokastra ka qenë qyteti ku njohëm prindërit e Aldo Terrusit. E ëma e tij Aurelia vinte nga një familje arkitektësh të cilët kishin emigruar nga Italia në fillim shekullin e kaluar dhe kishin qenë në disa shtete të Lindjes së Mesme për të kaluar pastaj në Kostandinopojë dhe në Selanik. Familja e të atit të Aurelias ku babai i saj , Vitaliano Poselli dhe gjyshi i Aldos fillojnë të kenë në Gjirokastër një aktivitet ndëertimor në projektim dhe në ndërtimin e disa objekteve historike në qendrën historike të Gjirokastrës”, thotë Bilushi.

Janë të shumë ata që e dinë historinë e familjes së Aldo Terrusit, italianit që lindi ne Shqipëri dhe iku nga vendi ynë në moshën 5-vjeçare bashkë me nënën e tij Aurelian. Aldo Terrusi është i biri i ish drejtorit të bankës së Vlorës që në vitet ’50 Enver Hoxha e burgosi e ai vdiq në burgun e Burrelit.
Teodor Bilushi sjell për Report TV edhe disa fotografi të veçanta, të Aurelia Posellit dhe prindërve të saj në Gjirokastër. Aurelia, e bukur dhe rrezëllitese u dashurua me Giuseppe Terrusin që erdhi në vitet ‘30 në Gjirokastër si nëndrejtor banke.

“Në këtë qytet në vitet 30 vjendhe punon dhe i ati i Aldo Terrusit. Giuseppe Terrusi i cili ishte fillimisht nëndrejtor i bankës italiane të Gjirokastrës dhe në atë periudhë ai njihet me nënën e Aldo Terrusit, me Aurelian pikërisht në Gjirokastër, këtu lindi njohja e parë e prindërve të Aldo Terrusit”, shprehet konsulli.

Aldo Terrusi ka deklaruar shpesh, se  Enver Hoxha qe ishte fqinj me Aurelian është hakmarrë ndaj babit të tij, sepse ajo i refuzoi dashurinë diktatorit të ardhshëm të Shqipërisë. Që nga viti 1991 Terrusi është në kërkim të eshtrave të të atit, që rezultojnë të zhdukura.

Related Posts

5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut
Argjiro +

5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut

01/08/2026
11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Raphinha show, Barcelona feston në Sevilla

Raphinha show, Barcelona feston në Sevilla

19/09/2026
Sot zyrtarizimi, dy goditjet e mëdha të Dinamos në merkato kalojnë testet – Balkanweb.com – News24

Kthim në kohë për Dinamon, start njëlloj si në sezonin kur e nisi pretendent për titull e thuajse e hodhën nga kategoria

19/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al